Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nëse vendet perëndimore si SHBA-ja duan të hyjnë në luftë me Rusinë, do të ishte “krejt ndryshe” nga ajo që Moska e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.
Putin bëri vlerësime për luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet Rusi-Kinë në një intervistë për transmetuesin shtetëror rus Rossiya, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.
Duke folur për kundërsulmin e Ukrainës, Putin tha se “ka dështuar plotësisht”.
Putin adresoi gjithashtu pretendimin se Rusia dhe Kina po formojnë një bllok të ri ushtarak, duke vënë në dukje se Perëndimi vazhdimisht krijon aleanca.
Ndërkohë kryediplomati rus Sergei Lavrov ka mbërritur në Pekin përpara një vizite të pritshme të presidentit Vladimir Putin në Kinë.
Ky do të ishte udhëtimi i parë i Putinit në një vend, fuqi e madhe globale, që nga fillimi i ofensivës në Ukrainë.
Ndryshe, varësia strategjike e liderit rus nga Kina është rritur vetëm pasi pushtimi i tij në Ukrainën fqinje e futi vendin e tij në izolim ndërkombëtar.
Pekini po pret përfaqësues të 130 vendeve nga e marta deri të mërkurën për të shënuar një dekadë të një projekti kyç gjeopolitik të presidentit Xi Jinping për të zgjeruar shtrirjen globale të Kinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese - vjen reagimi i Beogradit zyrtar

Shfaqen momentet dramatike nga Toronto - pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame