LAJMI I FUNDIT:

Putin “kërcënon sërish” – kësaj radhe thotë se do të rrisë gatishmërinë luftarake të forcave bërthamore të Rusisë

Putin “kërcënon sërish” – kësaj radhe thotë se do të rrisë gatishmërinë luftarake të forcave bërthamore të Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të rrisë gatishmërinë luftarake të forcave bërthamore të vendit të tij, pasi ai njoftoi një sërë veprimesh për të forcuar mbrojtjen e vendit, duke përfshirë lëshimin në janar të një rakete të re hipersonike.

“Forcat e armatosura dhe aftësitë luftarake të forcave tona të armatosura po rriten vazhdimisht dhe çdo ditë. Dhe këtë proces, natyrisht, ne do ta vazhdojmë”, citohet të ketë thënë Putin në një takim televiziv me zyrtarët e mbrojtjes të mërkurën, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtin fjalim, Putin tha gjithashtu se Moska do të fillojë të armatosë marinën e saj me raketa të reja hipersonike deri në janar.


“Duke filluar nga janari, fregata Admiral Gorshkov do të pajiset me raketën e re hipersonike Zircon, e cila nuk ka ekuivalente në botë”, ka pretenduar Putin.

Ndërsa gjatë takimit, ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu vuri në dukje se ushtarakët rusë në Ukrainë po luftojnë “forcat e kombinuara të Perëndimit”.

Ai tha se Moska planifikon të përdorë dy qytete portuale të Ukrainës në Detin Azov si baza ushtarake ruse.

“Portet në Berdyansk dhe Mariupol janë plotësisht funksionale. Ne planifikojmë të vendosim bazat e tyre për anijet mbështetëse, shërbimet e shpëtimit emergjent dhe njësitë e riparimit të anijeve të marinës”, shtoi Shoigu.

Gati dhjetë muaj pas luftimeve, Rusia është përballur me një sërë sfidash ushtarake në terren në Ukrainë.

Megjithatë, Putin tha se ushtria ruse duhet të mësojë dhe të rregullojë problemet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Millosh Vuçeviq vërshëllehet dhe gjuhet me vezë nga qytetarë të pakënaqur

Millosh Vuçeviq vërshëllehet dhe gjuhet me vezë nga qytetarë të pakënaqur

Serbia
Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Evropa
Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori