LAJMI I FUNDIT:

Putin ankohet për sanksionet perëndimore: Ato janë të paligjshme

Putin ankohet për sanksionet perëndimore: Ato janë të paligjshme

Vladimir Putin sot sërish u ankua për sanksionet të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

Presidenti rus akuzoi Perëndimin për vendosjen e kufizimeve të paligjshme ndaj kompanive ruse, duke shtuar se sanksionet shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Këto masa janë në kundërshtim me parimet e OBT-së, për të cilat kolegët evropianë betohen pa u lodhur”, tha Putin, raporton skynews.


Miliarderi rus kritikon 'luftën e çmendur' të Putinit në Ukrainë
Lexo po ashtu Miliarderi rus kritikon 'luftën e çmendur' të Putinit në Ukrainë

Kujtojmë se vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj kompanive ruse, oligarkëve, zyrtarëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në fund të muajit shkurt.

Sanksionet janë krijuar për të ushtruar presion mbi Putinin, personin më përgjegjës për fillimin e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/