LAJMI I FUNDIT:

Puthjet nuk ndalen, në lokalin që plaçkitet: Ja pse thonë që dashuria është e verbër (Video)

Puthjet nuk ndalen, në lokalin që plaçkitet: Ja pse thonë që dashuria është e verbër (Video)

Thonë asgjë nuk mund t’i dal para një dashurie të vërtetë – dhe dukjet se këtë gjë më së miri e dëshmon një video e një çifti.

Dyshja ishin aq të zënë me njëri-tjetrin duke u përkëdhelur dhe puthur, sa që mezi e vërejtën se po ndodhte një plaçkitje e armatosur para syve të tyre, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar rastin në Billings, Montana, ku shfaqet një çift duke mos reaguar fare, derisa në lokalin ku po qëndronin po zhvillohej një plaçkitje e armatosur.


Edhe pse djaloshi shihet duke ia mbuluar fytyrën partneres së tij kur plaçkitësit u futën brenda, dyshja mbeten të qetë nga rebelimi që po mbizotëronte.

Ata vazhduan të puthen derisa plaçkitësit zbrazën arkën dhe vodhën telefonin dhe disa gjëra tjera të pronarit të lokalit. /Telegrafi/