Pushteti i Qeverisë së Maqedonisë synon seanca online të Kuvendit, opozita shprehet kundër

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, janë kundër propozimit të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, që për shkak të pandemisë, seancat e Kuvendit të mbahen online.
“Të gjithë së bashku duhet të gjejmë zgjidhje në bazë të Rregullores që Kuvendi të punojë në distancë”, kishte deklaruar kryeparlamentari Xhaferi në një takim me diplomatë perëndimorë, ndërsa idenë e tij e kanë mbështetur partitë e shumicës parlamentare.
“Një person i sëmurë, pavarësisht nëse është deputet apo punonjës i shërbimeve parlamentare, mund t’i izolojë të gjithë deputetët apo të bllokojë punën e Kuvendit. Për ne, si deputetë, puna online jo vetëm që është pranueshme, por edhe e domosdoshme”, kanë bërë të ditur nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev.
Megjithatë, opozita konsideron se shumica parlamentare nuk guxon që punën e Kuvendit ta shndërrojë, siç thonë, në zyrë online noterie apo të miratojë ligje sipas dëshirës së pushtetit.
“Nuk duhet të lejohet që shtëpia e demokracisë të shndërrohet në noteri online ku kryetari i Kuvendit, i cili në këtë rast do të ishte noteri kryesor, përmes kompjuterit të tij të konstatojë se kush mungon e kush jo dhe më pas të botohen apo shpallen ligjet sipas dëshirës së pushtetit”, ka deklaruar deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.
Opozita maqedonase konsideron se qëllimi i partive në pushtet që puna e Kuvendit të zhvillohet online është që të mos e ketë problemin me mungesën e kuorumit.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe opozita shqiptare. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se mbajta e seancave online do t’ia humbte kuptimin debatit parlamentar.
“Është e papranueshme ideja që seancat e Kuvendit të mbahen online. Mendojmë se është një tendencë për ta heshtur opozitën, respektivisht që zëri i opozitës të mos arrijë deri te qytetari. Kjo bie në kundërshtim me shumë ngjarje tjera në shtet, p.sh. shkollat nisin me punë, restorantet punojnë sikur edhe shumë sektorë të tjerë, ndërsa në anën tjetër tentohet që të ndalohet zëri i deputetëve. Mendoj që kjo ka të bëjë edhe me jostabilitetin e shumicës, respektivisht me numrat të cilët i ka shumica parlamentare”, thotë Elmi Aziri nga koalicioni opozitar shqiptar.
Ai thekson se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do t’i përdorin të gjithë mekanizmat, për të penguar një synim të tillë të partive në pushtet.
Ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski, thotë se s’ka dyshim se debatin brenda Kuvendit nuk mund ta zëvendësojë asnjë formë tjetër e organizimit të seancave, por në situatën e krijuar nuk duhet të përjashtohet një mundësi e tillë, ashtu siç ndodh edhe në shumë shtete tjera.
“Sigurisht se një punë e këtillë nuk do të ishte funksionale, sikur që zhvillohet debati brenda Kuvendit. Deputetët duhet të përballen dhe një mundësi të tillë e ofron vetëm Kuvendi, si arenë e paraqitjes së argumenteve apo pikëpamjeve të tyre për çështje të caktuara. Debati online nuk mund të jetë kreativ, por në kushtet në të cilat gjendemi, ndoshta mund të jetë i dobishëm”.
“Ashtu siç mendojmë për shëndetin e fëmijëve tanë, të cilëve po tentojmë t’u sigurojnë mësim online, ashtu duhet të mendojmë edhe për shëndetin e deputetëve. Ndoshta do të kemi probleme me kulturën demokratike, me përdorimin e pajisjeve, por mes dy këqijave mund të zgjedhim atë me më pak probleme, pasi institucionet duhet të funksionojnë. Në fakt, edhe shumë vende tjera funksionojnë në këtë mënyrë”, vlerëson Petkovski.
Për zhvillimin online të seancave të Kuvendit duhet të ndryshohet rregullorja e punës, për të cilën duhet të deklarohen dy e treta e deputetëve apo 80 prej tyre. Shumica aktualisht ka 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës