Me ndryshime ligjore, Qeveria planifikon ta zgjerojë procesin e decentralizimit të vetëqeverisjes lokale. Janë formuar grupe pune që duhet të përkufizojnë cilat kompetenca të shtetit do të barten tek autoritetet lokale. Goran Milevski thotë se do të ketë ndryshime edhe në decentralizimin fiskal dhe më shumë mjete do të përfundojnë tek komunat.
“Punojmë në tre nivele. Niveli i parë është decentralizimi i institucioneve. Kemi biseduar me të gjithë ministrat, të shohim sa janë të gatshëm t’ua dorëzojnë komunave kompetencat e tyre. Ne bëjmë analiza, në fund të gushtit do të takohet ekipi i ekspertëve dhe do të shohim të bëjmë ndonjë draft- version, ku duam të përfshihet edhe komuna”, tha Goran Milevski- ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Milevski thotë se është e domosdoshme nëpër komuna të bëhet riorganizim i plotë. Ai thotë se do të angazhohet që në zgjedhjet e ardhshme lokale të ketë lista të hapura për emërimin e këshilltarëve dhe se për këtë ide, ka mbështetjen e opozitës. Vlerëson se në këtë mënyrë nuk do të grumbullohen punonjësit e administratës dhe do të përforcohet kontrolli ndaj personave përgjegjës.
“Kryetarët e komunave të kenë ekipe me mandat derisa është mandati i vet kryetarit. Kështu si është, çdo kryetar komune dëshiron të vendos njerëz të tij dhe administrata fryhet si balon. Kjo është e pamundur të qëndrojë”, pohoi Goran Milevski- ministër i vetëqeverisjes lokale
Nga BNJVL-ja thonë se autoritetet lokale duan që procesi i decentralizimit të vazhdojë të zhvillohet. Kanë marrë konfirmim edhe nga kryeministri Zaev se ka disponim tek pushtetit qendror për bartjen e më shumë kompetencave në nivel lokal, në fushat ku do të vlerësohet se nevojitet më shumë.
“Autoritetet lokale janë të gatshëm të marrin kompetenca të reja, por qëndrimi i Këshillit qendror të BNJVL është që të sigurojë kompensim përkatës financiar për zbatimin e kompetencave ekzistuese, ndërsa më pas gjatë bartjes së kompetencave shtesë të sigurohen edhe mjete financiare që komunat të munden më lehtë t’i destinojnë”, thonë nga BNJVL
Problem “kronik” i vetëqeverisjeve lokale është gjendja financiare. Nga BNJVL vlerësojnë se deri më tani janë bërë disa hapa më të mëdha që të munden komunat të kenë stabilitet më të madh financiar. Vitin e shkuar, me rishikimin e buxhetit, si dhuratë nga Qeveria dhe Kuvendi morën 50 milionë euro për uljen e borxheve të grumbulluara. Për këtë vit, pritet vendim i njëjtë edhe pse Qeveria që vitin e kaluar ishte e prerë se ndihmë të re financiare nuk do të japin./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=MZjG1U83hRw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova