Tatsuya Tanaka nga Japonia, e ka krijuar setin e ri të punimeve përmes gjërave të përditshmërisë dhe figurinave.

Lëvorja e bananes, copa e bukës, apo kitara, janë bërë baza ku artisti i ka vendosur njerëzit në miniaturë, transmeton Telegrafi.


I inspiruar nga vende të ndryshme, që në shikim të detajuar kanë kuptim tjetër, ai i ka kryer instilacionet dhe i ka fotografuar nga afër.

“Brokoli dhe majdanozi mund të duken si mal, kurse gjethet që notojnë nëpër sipërfaqen e ujit si barka të vogla. Shtojani edhe njerëzit dhe e keni pamjen e qartë”, ka thënë Tanaka.

Nëpërmjet këtyre veprave, ai dëshiron që të gjithë të shohin botën në mënyrë siç e sheh ai - jo vetëm fotografinë e madhe por edhe atë që mund të nxirret prej saj.

Në imazhet e postuara më poshtë, mund të shihni disa nga veprat e tij interesante. /Telegrafi/

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 2

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 3

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 4

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 5

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 6

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 7

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 8

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 9

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 10

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 11

Punime të mahnitshme me gjëra të përditshme dhe figura të vogla foto 12