Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike ka nisur punimet në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë, me qëllim të rehabilitimit dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Siç shihet edhe në terren, rruga është duke u përgatitur për asfaltim, pasi shtresa e vjetër është zhveshur në disa pjesë, duke u bërë gati për vendosjen e shtresës së re.


Qytetarët janë njoftuar për prani të makinerive dhe mundësi vështirësimi të qarkullimit në këtë segment gjatë ditëve në vijim.

Zyrtarë komunalë kanë bërë të ditur se ky projekt është pjesë e planit për mirëmbajtjen dhe modernizimin e rrugëve në qytet./Telegrafi/