LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët shëndetësorë të enjten hyjnë në grevë

Punëtorët shëndetësorë të enjten hyjnë në grevë

Vazhdimi i injorimit të kërkesave të tyre lidhur me Ligjin për Paga, nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka bërë që punëtorët shëndetësorë të enjten të hyjnë në grevë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.

“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Qeveria. Ne kemi marrë vendim që të enjten të filloj greva nga ora 07:00 deri në ora 15:00, dhe do të punojmë vetëm për rastet urgjente”, ka thënë Syla.


Sindikatat nuk zmbrapsen nga kërkesat e tyre për Ligjin e pagave, Qeveria vazhdon të heshtë
Lexo po ashtu Sindikatat nuk zmbrapsen nga kërkesat e tyre për Ligjin e pagave, Qeveria vazhdon të heshtë

Ai ka shtuar se greva do të vazhdojë sërish të enjten tjetër.

“Kjo do të vazhdojë edhe të enjten tjetër. Pra greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve”, u shpreh Syla.

Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori