LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve “përplasen” me bordin, ndërhyn Policia

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve “përplasen” me bordin, ndërhyn Policia

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve janë “përplasur” sot pasdite me bordin e kësaj ndërmarrjeje, duke mos i lejuar anëtarët e bordit të futeshin në zyrat e ndërmarrjes.

Për t’ua mundësuar qasjen anëtarëve të bordit në zyrë është dashur ndërhyrja e Policisë.

Antarët e bordit, Saranda Sadriu, Kujtim Raqi, Merita Surkishi, Enis Aliu, janë penguar të hynë në zyret e ndërmarrjes nga stafi.


Naser Tasholli, shef i ndërrimit në këtë ndërmarrje, ka thënë se janë përpjekur të pengojnë hyrjen e bordit meqë, sipas tij, ka vendim nga gjykata që bordit ia ndalon hyrjen në ndërmarrje.

“Nuk i kemi leju, tash kanë hy brenda me polici. Ata nuk munden me hy se nuk janë bord i ligjshëm” – tha ai për KALLXO.

Sami Ahmeti, kryetar i Sindikatës, theksoi se bordi është zgjedhur jashtëligjshëm dhe se bordi punon kundërligjshëm dhe marrin vendime në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, janë dy vendime sipas të cilave ky bord nuk mund të punojë deri në vendimin e formës së prerë.

Lidhur me ndërhyrjen e zyrtarëve policorë mediumi ka kërkuar përgjigje nga Policia, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Aktualisht, anëtarët e bordit janë në zyrat e ndërmarrjes, dhe te porta po qëndrojnë pjesëtarët e Policisë.

Kallxo.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori