LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë nesër para Qeverisë së Kosovës me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Në një njoftim për media, sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën me neglizhencën e institucioneve vendore  pasi që nga ndalimi i lojërave të fatit në mars të këtij viti, ato nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

Protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, thuhet në njoftimin për media.


Ndryshe, kjo është protesta e tretë e organizuar nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës.