LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Llamkosit në gjendje të rëndë, 13 paga nuk i kanë marr

Punëtorët e Llamkosit në gjendje të rëndë, 13 paga nuk i kanë marr

Drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Llakosit të enjten janë takuar me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Drejta e Njeriut dhe anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Dude Balje, ku e kanë njoftuar për problemet dhe gjendjen e fabrikës e cila është parapara të shitet brena 60 ditëve.

Gjykata hedh në shitje “Llamkosin”, rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë
Lexo po ashtu Gjykata hedh në shitje “Llamkosin”, rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë

Kryetari i Sindikatës Ragip Hasani ka thënë se përveç gjendjet deputeten Bale e kanë njoftuar se punëtorët e kësaj fabrike kanë mbetur tash e pesë vite pa paga.

“Ne këtë takim deputetja u njoftuar me brengat e rreth 500 punëtorëve të kësaj fabrike të cilët tash e 5 vite janë të larguar nga puna, si dhe me shitjen e fabrikës pa kushte pasi që para një jave iu dha leja administratorit të saj nga Gjykata Ekonomike për qitje në ankand publik. Kështu fabrika me vlerë dhjetëra milionëshe të shitet për 4 milionë dhe t’i lejohet ndërrimi i destinimit për çka sindikata nuk pajtohet me këtë formë të shitjes”, ka treguar Hasani.


Alarmon Sindikata: Punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat (Video)
Lexo po ashtu Alarmon Sindikata: Punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat (Video)

Sipas tij, punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marr 13 paga dhe gjendja e tyre financiare është e rëndë.

“Deputeten e njoftuam edhe për borxhet që ju kanë mbet punëtorëve nga AKP-ja. Ku ata nuk kanë marr 13 paga prej vitit 2009 për të cilat paga i kanë vendimet, për Dhoma e Posaçme po i prolongon”, tha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit.

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje u është zotuar sindikalistëve se do të angazhohet rreth çështjes së fabrikës së Llamkosit dhe borxheve që ua kanë punëtorëve.

Ndryshe, Fabrika Llamkos, e cila gjendet në Vushtrri, ishte privatizuar në vitin 2005 nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), më metodën e Spin-off-it special. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind

Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori