Në shtetet e rajonit ekonomia informale lëviz prej 22 deri 32 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e shteteve të zhvilluara të BE-së është rreth 15 për qind, shkruan gazeta KOHA.
Ndër shtetet me shkallën më të ulët të ekonomisë informale janë SHBA-të dhe Zvicra me rreth 7 për qind të PBB-së, tregojnë analizat e Fondi për zhvillimin e shkencës ekonomike FREN.
Në Maqedoni, sipas analizave të ndryshme, ekonomia informale lëviz prej 20 deri 30 për qind si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që si shifër dallon për shkak të mënyrave të ndryshme të matjes që, për shembull, marrin parasysh edhe konsumin e energjisë elektrike.
Punë në të zezë dhe pa pagesën e tatimeve dhe kontributeve tek ne, është prezent në industri, bujqësi, tregti turizëm, ndërtimtari, zejtari etj. Edhe pse niveli i saj është zvogëluar prej 50 për qind sa ishte para 20 vitesh si rrjedhojë e përmirësimit të klimës së biznesit, formalizimit të bizneseve të jashtëligjshme, fiskalizimit si dhe shpejtësisë së hapjes së bizneseve, megjithatë është akoma e lartë në raport me mesataren evropiane.
Ekonomistët thonë se papunësia dhe varfëria e lartë në Maqedoni, por edhe në shtete e rajonit janë ndër faktorët kryesor që shtyjnë të papunët të pranojnë çfarëdo pune, qoftë edhe pa pagesën e kontributeve shëndetësore dhe pensionale, me qëllim që të mbijetojnë muajin, të ushqejnë familjen dhe të paguajnë llogaritë.
“Një nga faktorët kryesor që zbut gjendjen sociale është shkalla e lartë e ekonomisë informate, që shpesh shteti nuk e regjistron dhe shpesh vepron në mënyrë parciale dhe butë ndaj saj, për shkak se kjo nuk është masë e popullarizuar. Për shembull, një pjesë e madhe e njerëzve që janë në prag të varfërisë, rastet sociale ose ato që kanë të ardhura shumë të ulëta, sigurojnë të ardhura shtesë që nuk i paraqesin. Me fjalë të tjera, ekonomia informale apo puna në të zezë, paraqet një lloj amortizuesi të trusnive sociale”, thotë për KOHA, profesori universitar, Ilija Acevski.
Në ndërkohë, analizat e Rrjetit SELDI, i organizatave për qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit në Evropën juglindore, tregojnë se puna në ekonominë informale në Evropën juglindore, është e rrënjosur në aspektin shoqëror dhe është e përcaktuar në aspektin arsimor dhe kulturor, dhe nuk përkufizohet vetëm në zgjedhjen racionale për përfitim personal.
“Puna në sektorin formal në raport me ekonominë informate, nënkupton të ardhura shumë më të larta në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, dhe Turqi, të ardhura pak më të larta në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi si dhe të njëjta apo pak më të ulëta në Kosovë dhe Bullgari”, tregojnë analizat e SELDIT.
Nga ana tjetër, ekonomia informale si problem mundon të gjitha shtetet e botës, andaj SELDI rekomandon që politika efikase kundër ekonomisë informale nuk duhet të jetë vetëm ekonomike apo fiskale, por sugjerojnë një politikë sociale gjithëpërfshirëse. Ekonomistët, nga ana tjetër, thonë se për uljen e shkallës së ekonomisë informate, duhet të punohet në arritjen e rritjes më të madhe ekonomike, uljes së papunësisë dhe rritjes së besimit në institucionet e shtetit.
Ekspertët ekonomik thonë se politikat, që duhen të ndiqen nga ana e shteteve, që kanë një ndikim direkt dhe indirekt mbi ekonominë informale janë: stabiliteti makroekonomik, rritja ekonomike, politikat e punësimit, klima e biznesit. Pastaj vijojnë politikat financiare rregullatore, si sistemi i tatimeve, sigurimeve shoqërore, pensioneve, gjobave etj.
Në vend të tretë janë normat dhe legjislacioni i punës dhe në vend të katërt janë politikat e mbrojtjes sociale. Ndryshe, analizat e para dy viteve tregojnë se të gjitha shtetet e Ballkanit shënojnë nivel të lartë të punës në të zezë. Në shtetet e rajonit përllogaritet se punojnë mbi një milion punëtorë pa një kontratë pune dhe pa kontribute të paguara shëndetësore dhe pensionale.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, në Maqedoni ka mbi 152 mijë të punësuar në të zezë kryesisht në bujqësi, ndërtimtari, tregti, hotelieri etj.
Banka Botërore vlerëson se një në dy të punësuar në Shqipëri punon në të zezë. Në Bosnje e Hercegovinë, në të zezë punon çdo i katërti i punësuar apo thënë ndryshe, në këtë shtet llogaritet se së paku 200.000 punëtorë punojnë të paparaqitur.
Në Kroaci vlerësohet se ndërmjet 90-100 mijë punëtorë punojnë në të zezë, në Serbi në të zezë punojnë afër 600 mijë punëtorë, ndërsa në Mal të Zi në të zezë punojnë 40 mijë të punësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania