Një ditë më parë Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë vlerësimin e punës së Kuvendit të Kosovës për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror 2022, ndërkaq bëri të ditur se nga fillimi i sesionit pranveror të këtij viti, në janar e deri në fund të qershorit, në bazë të të dhënave të nxjerra nga monitorimi, Kuvendi ka mbajtur gjithsej 45 seanca, duke përfshirë këtu edhe 19 vazhdime të seancave, ndërsa 23 seanca kanë dështuar në mungesë të kuorumit prej 61 deputetëve.
Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi, deri në fund të muajit qershor, deputetët kanë munguar plot 699 herë.
Nëse kalkulohet mesatarja e mungesave të deputetëve për secilën seancë, i bie që mesatarisht kanë munguar deri në 16 deputetë.
“Po të analizohen të dhënat për pjesëmarrje tek seancat që kanë dështuar për mungesë të kuorumit, del që në secilën prej atyre seancave, të nënshkruar kanë qenë mbi 90 deputetë. Kjo vetëm se e shpërfaqë problemin, të tash e disa legjislaturave të Kuvendit, të mungesës së përgjegjësisë individuale të deputetëve karshi obligimeve që ata i kanë si përfaqësues të qytetarëve, që nënshkruhen në listat e pjesëmarrjes por që nuk qëndrojnë në seancë gjatë dhe deri në përfundim të saj”, thuhet në njoftimin e KDI-së
“Nga numri i përgjithshëm i seancave të mbajtura për periudhën raportuese, gjithsej 23 seanca kanë dështuar në mungesë të kuorumit prej 61 deputetëve prezent për të vazhduar me procesin e votimit. Në 15 nga këto 23 seanca të dështuara në mungesë të kuorumit, në rend dite ka qenë shqyrtimi i projektligjeve, gjë që ka ndikuar në zvarritjen e shqyrtimit të tyre”, thuhet më tej.
Mungesa e kuorumit në punimet plenare gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë shumë e shpeshtë, kryesisht për ligjet bazike që kërkojnë shumicë të thjeshtë të votave, pavarësisht që kjo legjislaturë ka një shumicë të konsoliduar në numra.
Në shumë prej seancave, shumica parlamentare nuk ka arritur të siguroj numrin e nevojshëm të deputetëve për të shtyrë përpara iniciativat e saj duke shkaktuar zvarritjen e tyre.
“Në anën tjetër opozita ka treguar një rol konstruktiv duke marrë pjesë në votimin e çështjeve që kërkojnë 2/3 e votave siç është rasti i marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat shumica parlamentare nuk mund t’i kalojë e vetme. Edhe pse, në disa raste, opozita e ka kushtëzuar votën e saj për votimin e marrëveshjeve të caktuara, në këmbim të plotësimit të kërkesave të tyre siç ishte rasti me formimin e komisionit hetimor për energjinë”, thuhet më tej.
Mirëpo, duke marrë parasysh që barrën kryesore për mbarëvajtjen e punimeve dhe përmbushjen e agjendës e ka shumica parlamentare, përkundër një shumice të konsoliduar në numra, megjithatë duket se kjo vlerë numerike nuk po reflekton edhe në fuqinë politike për të marrë vendime të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës.
“Rasti i dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili pavarësisht që kishte marrë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe rëndësisë që ky dokument juridik ka për Kosovën, nuk e pati të njëjtën përkrahje edhe nga deputetët që i takojnë shumicës parlamentare. Debati parlamentar që u zhvillua gjatë shqyrtimit të këtij Projekt – Kodi shpërfaqi dallimet e mëdha në mes të deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare, por më e rëndësishmja shpërfaqi dallimet në mesin e deputetëve të shumicës parlamentare, për çka edhe dështoj miratimi i tij”, thuhet më tej.
Një projektligj tjetër po ashtu i rëndësishëm që javën e kaluar dështoj të miratohej në shqyrtim të dytë në mungesë të kuorumit ishte edhe ai për deklarimin, prejardhjen, dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Meqë nuk gjeti përkrahje tek opozita për dallimet që kishin sa i përket kategorive të zyrtarëve publik që do të duhej të deklaronin pasurinë, shumica parlamentare nuk arriti t’i siguroj numrat e nevojshëm për të miratuar atë projektligj meqë të pranishëm në seancë ishin vetëm 60 deputetë të shumicës.
Në anën tjetër, në mungesë të konsensusit të nevojshëm mes shumicës parlamentare dhe deputetëve të pakicave, projektligji për plotësim – ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili për shkak që hynë në kategorinë e ligjeve me interes vital dhe kërkon shumicë të dyfishtë, ka mbi katër muaj që është duke u bartur nga një seancë në tjetrën në pamundësi për tu hedhur në votim.
Një faktor tjetër që ka shkaktuar mungesën e kuorumit në punime plenare, janë udhëtimet jashtë vendit të deputetëve, të cilat ndonëse bëhen në funksion të zhvillimit të diplomacisë parlamentare, në shumicën e rasteve zhvillohen pa një agjendë të qartë dhe me mungesë informatash se çfarë kanë prodhuar ato udhëtime.
Sa i përket agjendës legjislative, numri i projektligjeve në procedurë në Kuvend për këto gjashtë muajt e parë të këtij viti është 108, prej të cilave deri tani janë miratuar 43 apo shprehur në përqindje 39% e atyre qe janë në procedurë.
Agjenda legjislative e Qeverisë së Kosovës për këtë vit përmban gjithsej 150 projektligjeve prej të cilave deri tani, pra për gjashtë muaj, në Kuvend janë dorëzuar vetëm 23 projektligje.
Mirëpo, numri i madh i projektligjeve që i ka Kuvendi aktualisht në procedurë, vjen për shkak të dinamikës shumë të ultë të punës në sesionin e kaluar pasi që zgjedhjet lokale që e kishte marrë vëmendjen e të gjitha subjekteve politike parlamentare. Janë 80 projektligje që nuk kishin arritur që të miratohen të cilat janë bartur nga viti 2021 për këtë vit duke e stërngarkuar kështu agjendën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.
Nga 65 projektligje që janë duke u shqyrtuar në Kuvend, vetëm 14 prej atyre janë ende brenda afateve procedurale të parapara me Rregulloren e Punës. Ndërkaq 51 projektligje të tjera që aktualisht janë në procedurë të shqyrtimit i kanë kaluar të gjitha afatet procedurale, qoftë brenda dy leximeve ose para leximit të parë siç parashihet me Rregullore.
Një nga ato që tashmë kanë kaluar afatet procedurale për shqyrtim por ende nuk është miratuar është Draft – Rregullorja e re e punës, e cila ndonëse ka kohë që është duke u punuar dhe duket që deri diku edhe ka konsensus mes grupeve parlamentare, ajo ende nuk ka marrë epilog.
Në radhë të pritjes për shqyrtim është edhe një prej projektligjeve më të rëndësishme që rrjedhin nga Agjenda për Reforma Evropiane 2 është ai për financimin e subjekteve politike i cili në vazhdimësi është sfiduar nga mungesa e vullnetit politik për ta ndryshuar. Ky projektligj ka kaluar më shumë se tre muaj që nga koha kur është miratuar në lexim të parë dhe ende nuk është proceduar për miratim final. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje