Publikon prapaskenat e fotosesionit të Vogue Australia, Rita Ora: Nëse më njihni, e dini që më pëlqen të eksperimentoj dhe të provoj gjëra të reja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka realizuar një fotosesion për revistën Vogue të Australisë.
Krahas setit të veçantë fotografik e me stil interesant, ylli nga Kosova ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për lidhjen me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
E pyetur për këtë romancë, biondja theksoi se është ‘në një vend të mrekullueshëm’ duke mos dhënë detaje të tjera.

“Këto janë disa nga prapaskenat e fotosesionit për Vogue. Ekipi ishte i mrekullueshëm në provuam shumë gjëra të reja. Shumë dashuri për të gjithë që janë të përfshirë në këtë”.
“Nëse më njihni, e dini që më pëlqen të eksperimentoj dhe të provoj gjëra të reja”, ka thënë më tej bukuroshja e njohur.
Ora ndërkohë shfaqet në disa veshje të çuditshme siç nuk e kemi parë asnjëherë. Kjo e dëshmon edhe një herë epitetin e të qenit “Ikona e Stilit” siç edhe u shpërblye me çmimin në Javën e Modës në New York.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” momentalisht është në përgatitje e sipër të projekteve të reja, derisa po e shijon në masë të madhe jetën sentimentale. /Telegrafi/































































