Publikohet "Sirens", bashkëpunimi i shqiptares Eleni Foureira me reperin e famshëm botëror Snoop Dogg

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja shqiptare e suksesshme në Greqi, Eleni Foureira, ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin me famë botërore, Snoop Dogg.
Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe artisti tjetër i njohur, KAAN.
Kënga titullohet "Sirens", teksa është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip.

Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Calvin Cordozar Broadus Jr., KAAN Gülsoy, Fotios Stefos, Annie Lennox dhe David Allen Stewart.
Kënga është prodhim i "Panik Records", e cila është kompania që meanxhon prej vitesh këngëtaren me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, e cila është cilësuar si 'Beyonce' e Greqisë.
Ky bashkëpunim shënon një hap para drejt një fame ndërkombëtare për artisten shqiptare, e cila filloi të njihet jashtë trojeve të Ballkanit, vitin e kaluar kur mori pjesë në "Eurovision".
Eleni Fureira përfaqësoi Qipron në "Eurovision 2018" me këngën "Fuego", duke i dhuruar këtij shteti suksesin më të madh ndonjëherë, atë të vendit të dytë. /Telegrafi/

























































