Tashmë janë zbuluar disa detaje të vogla për edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se ky format i famshëm do të fillojë në muajin dhjetor.


E kësaj radhe ka qenë producentja Sara Hoxha që ka ndarë për herë të parë pamje të një pjese të shtëpisë.

Screenshot 1 17 Foto: Screenshot/Instagram

Ata siç shihet po punojnë vazhdimisht për të bërë ndryshime në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka ndonjë emër që po flitet si pjesë e këtij reality shou në këtë edicion.

Se kush do të hyjë sivjet dhe cilët do jenë personazhet publike, mbetet të shihet në vazhdim.

Theksojmë se vitin e kaluar fituese u shpall aktorja Egla Ceno. /Telegrafi/