LAJMI I FUNDIT:

Publikohet momenti kur djaloshi që vrau tre prej tyre u përpoq të joshte nxënësit në një shkollë në Michigan që të dilnin nga klasa e mbyllur

Publikohet momenti kur djaloshi që vrau tre prej tyre u përpoq të joshte nxënësit në një shkollë në Michigan që të dilnin nga klasa e mbyllur

Një video e publikuar nga mediat e huaja thuhet se tregon momentin kur studentët shihen duke u strukur derisa një person i armatosur 15-vjeçar, i cili e identifikoi veten si zëvendës i një sherifi qëlloi për vdekje tre nxënës në një shkollë të mesme në Miçigan, duke plagosur shtatë të tjerë, përfshirë një mësues.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet rrëqethëse të kapura nga një student tregojnë shokët e klasës të grumbulluar nën tavolina brenda një klase të barrikaduar ndërsa një vrasës i armatosur – i cili tashmë kishte filluar aksionin e tij – endet nëpër sallat, duke u përpjekur të bindë viktimat e mundshme se ishin të sigurt të dilnin nga aty.

Studentët shkëmbyen shikime ndërmjet vete ndërsa njëri pëshpëriti “ai tha se është e sigurt të dalim”.


Por një shok klase skeptik nuk pranoi të hapte derën, duke thënë: ‘Ne nuk jemi të gatshëm ta marrim atë rrezik tani’.

Presidenti amerikan Joe Biden u përgjigj ndaj incidentit me të shtëna të martën pasdite, duke thënë se “zemra ime është me familjet që durojnë pikëllimin e paimagjinueshëm të humbjes së një njeriu të dashur”.

Një vajzë adoleshente që i mbijetoi të shtënave aktualisht po lufton për jetën e saj, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Oakland, përcjell Telegrafi.

Sulm i armatosur në një shkollë në Michigan, vriten tre nxënës dhe plagosen gjashtë tjerë –15-vjeçari shtiu mbi bashkëmoshatarët
Lexo po ashtu Sulm i armatosur në një shkollë në Michigan, vriten tre nxënës dhe plagosen gjashtë tjerë –15-vjeçari shtiu mbi bashkëmoshatarët

Ndryshe, sulmuesi i dyshuar, u arrestua brenda pesë minutave nga telefonata fillestare, tha policia dhe shtoi se një oficer në vendngjarje ndihmoi në kapjen e tij.

Policia tha në një përditësim të martën pasdite se adoleshenti mund të gjykohet si i rritur për vdekjen e një djali 16-vjeçar dhe dy vajzave, 14 dhe 17 vjeçe.

Mbi 20 të shtëna u qëlluan nga adoleshenti me operatorët e emergjencës që morën më shumë se 100 telefonata të furishme.

Masa studentësh të shtangur, disa duke qarë dhe të tjerë të grumbulluar së bashku, dolën nga shkolla pas masakrës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori