LAJMI I FUNDIT:

Publikohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, procesi i negociatave do të jetë i kthyeshëm

Publikohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, procesi i negociatave do të jetë i kthyeshëm

Me titullin “Përmirësimi i procesit për anëtarësim – perspektivë evropiane të besueshme”, Komisioni Evropian sot do ta publikojë metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

Në dokument thuhet se procesi duhet të jetë më efikas, më parashikues, më me vlera – i bazuar në kritere objektive, por në të njëjtën kohë edhe i kthyeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Evropian propozon që kapitujt për negociata të vendosen në 6 grupe tematike, me çka do të mundësohet fokus më i madh i sektorëve kyç në dialogun politik.


Grupi i parë, i quajtur “Bazat”, merret me drejtësi, të drejtat themelore, siguri, liri, por edhe kritere ekonomike, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike, prokurimin publik, statistikat, kontrollin financiar.

Grupi i dytë “Tregjet e brendshme”, përmban kapitujt lidhur me lirinë e lëvizjes së mallrave, fuqisë punëtore, kushteve, kaptalit, të drejtës afariste, pronësisë intelektuale, konkurrencës politike, shërbimeve financiare, mbrojtjen e konsumatorëve.

Grupi i tretë “Konkurrenca dhe rritja” i përfshinë shoqërinë informatike, mediat, sistemin tatimor, ekonomik dhe politikën monetare, politikën sociale dhe punësimin, politikat industriale dhe ndërmarrëse, shkencën, arsimin dhe kulturën, unionin doganor.

Grupi i katër është “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, e cila bashkon kapitujt në lidhje me transportin, energjinë, rrjetin trans-evropian, ambientin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Grupi i pestë “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”, përfshinë zhvillimin bujqësor dhe rural, sigurinë e ushqimit, mjekësinë veterinare, politikat fitosanitare, peshkimin, politikat rajonale, koordinimi i instrumenteve strukturore, financave dhe buxhetit.

Ndërsa grupi i fundit kyç është “Punët e jashtme”, që përfshinë marrëdhëniet e jashtme, sigurinë dhe politikat mbrojtëse.

Ndryshe, pas mos-vendosjes që të nisen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, për shkak të vetos së Francës, ky shtet paralajmëroi se do të dorëzojë propozim të ri për metodologjinë e zgjerimit të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori