LAJMI I FUNDIT:

​Publikohet manuali që lufton dhe parandalon ngacmimin seksual në sektorin publik

​Publikohet manuali që lufton dhe parandalon ngacmimin seksual në sektorin publik

Zyra e Kryeministrit ka publikuar manualin për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në organet e Administratës Publike. Përmes saj synohet të luftohet dhe parandalohet ngacmimi seksual në sektorin publik.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, pranë ZKM-së, Habit Hajredini, tha se në manual sqarohet se çka është ngacmimi seksual, format e ngacmimit seksual dhe mekanizmat që do të merren me ndëshkimin e kësaj dukurie negative.

“Kjo politikë synon të shërbejë si një udhërrëfyes për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ngacmimit seksual në Administratën Publike. Për të pasur një ambient të mirëfilltë dhe të mirë në mjedisin e punës pa diskriminime, pa paragjykime dhe pa ngacmime seksuale. E di që kjo për vite ka qenë tabu, e them me plotë kuptimin e fjalës, pasi shumë pak janë marrë me këtë problematik, por ka ardhur koha që të adresojmë çështjen në luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie”, tha ai.


Publikimin e këtij manuali e mirëpriti shefi i seksionit për ligj dhe drejtësi në kuadër të misionit të OSBE-së në Kosovë, Mark Lasser, i cili tha se i njëjti do të ndihmojë në luftimin dhe parandalimin e ngacmimit seksual në ambientet e punës.

Ai përmendi edhe disa shifra të studimeve, ku sipas tij tregojnë se diku 48 për qind e kosovarëve kanë përjetuar një lloj forme të ngacmimit seksual, ku 64 për qind prej tyre janë gra.

“Ngacmimi seksual në vend të punës është forma e diskriminimit që ndikon negativisht në mjedisin e punës, minon barazinë gjinore, krijon praktika të padrejta në punësim dhe ndikon normalisht edhe në mirëqenie të punëtorëve. Ky manual është një udhëzues për parandalimin e të gjitha formave të tilla për të siguruar një mjedis pune pa ngacmime të tilla. Tani sa i përket ngacmimit seksual studimet vlerësojnë se diku 48 për qind e kosovarëve kanë përjetuar një lloj forme të ngacmimit seksual në jetën e tyre, ku gratë janë të ndikuara 64 për qind kundrejt meshkujve”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, tha se ekzekutivi duhet të fokusohet edhe në luftimin dhe parandalimit të ngacmimit seksual në sektorin privat, raporton kp.

“Po mundohemi të bashkëpunojmë me sektorin privat për me ndryshua situatën. Faktikisht për neve çdo herë ngacmimi seksual është trajtuar si formë e diskriminimit dhe që bazohet në gjini. Po ashtu nuk ndërlidhet ekskluzivisht me aspektet fizike dhe biologjike siç është mësuar në Kosovë të trajtohet, por ndërlidhet me rolet hierarkike, shoqërore dhe institucionale. Ngacmuesit zakonisht mbajnë poste të larta në Kosovë dhe përdorin autoritetin për vendimmarrje në aspektin që kanë ndikim të rëndësishme në karrierën e të punësuarve”, theksoi ajo.

Qeveria e Kosovës më 25 dhjetor 2020 ka miratuar politikën kundër ngacmimit seksual në Organet e Administratës Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori