Publikohet "Amore" nga Lyrical Son, Lav'da dhe MC Kresha

Është publikuar edhe një këngë në platformën YouTube në kuadër të albumit të tyre "U.S.A".
Bëhet fjalë për reperët e grupit PINT, MC Kresha, Lyrical Son dhe Lav'da, të cilët sollën edhe këngën "Amore".
Kjo këngë tanimë gjendet në platformën digjitale, YouTube, vetëm në versionin audio.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për ‘beatin', miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Pressplay.
Producimin e ka bërë po ashtu Pressplay në bashkëpunim me K-Master, ndërkohë që projekti i tërë është punuar në studion e labelit "PINT".
Edhe kjo këngë u mirëprit nga fansat e tyre, duke marrë klikime e komente të shumta në vetëm pak kohë pasi u publikua. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































