Kanë filluar të publikohen pamje se si mund të duket fanella e Real Madridit për edicionin 2021/2022.

Zyrtarisht, pritet që Los Blancos t’i publikojnë fanellat e tyre në muajin maj, derisa me to mund të luajë edhe në takimet e fundit të këtij sezoni.


Si herët e tjera, Footyheadlines edhe kësaj here ka arritur të sigurojë pamje se si mund të duken fanellat e klubeve evropiane e më larg.

Screenshot 9 8 Foto: Footyheadlines.com

Faqja ndërkombëtare deri më tani ka parashikuar saktë dizajnët e tyre, e me gjasë Real Madridi mund të luajë nga edicioni i ri me fanellat që mund t’i shikoni në këtë artikull.

Fotot tregojnë fanellën e zakonshme të bardhë në shtëpi me vija blu dhe portokalli.

Adidas pritet të përdorë Plaza de Cibeles - ku Los Blancos shkojnë për të festuar titujt e tyre - si frymëzim për dizajnin. /Telegrafi/

Ewn58O W8AMmdCZ Foto: Footyheadlines.com

telegrafi sport app