Pamje të reja pas vrasjeve masive në Moskë - njëri prej të dyshuarve shihet duke u larguar me armë në dorë, dy të tjerë fotografohen në veturë

Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vdekur të paktën 40 persona.
Tashmë në rrjetet sociale janë shfaqur fotografitë e parë të të dyshuarve të përfshirë në të shtënat masive në Moskë.
Qytetarët rusë raportohet se kanë filmuar një nga të dyshuarit teksa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes me pushkën automatike në dorë.
Gjithashtu është publikuar një fotografi ku shihen dy persona në një veturë dhe dyshohet se janë përgjegjës për vrasjet në kryeqytet.
https://twitter.com/visegrad24/status/1771297247738699847
"Al-Amaq merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë” dhe pretendon se grupi “synonte veçanërisht ngjarjet e të krishterëve në qendrën tregtare”.
Kujtojmë se nesër është pesë vjetori i rënies së Kalifatit pas Betejës së Baghuzit në Siri.














































