Të nxjerrë jashtë në temperatura të ulëta, të veshur me ato pak rroba të leckosura që i kishin në trup, burra, gra e fëmijë po qëndronin në radhë... duke pritur përgjigjen – nëse do të mbesin gjallë apo do të vdesin.

Nënat dhe fëmijët e tyre që kishin të vendosur në trup një yll me ngjyrë të verdhë që tregonte statusin e tyre religjioz – shihen duke zbritur nga treni, transmeton Telegrafi.


1 208

Këto janë disa nga imazhet rrëqethëse të holokaustit që janë realizuar me efekte speciale me ngjyra, pasi ato ishin bardhë e zi dhe tregojnë tmerrin që e kanë përjetuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2 90

Ata selektoheshin dhe dërgoheshin për në dhomat e gazit, e të tjerët që i mbijetonin veprave makabre të nazistëve, bëheshin gati që të dërgohen nëpër punishte të ndryshme ku pa ndërprerë torturoheshin dhe detyroheshin të punojnë punë të ndryshme.

3 68

Fotografitë janë shkrepur në vitin 1944 nga fotografi gjerman në Aushwitz-Birkenau në pjesën jugore të okupuar të Polonisë, i cili pati rastin të futet brenda dhe të shkrep këto imazhe të familjeve hebreje që kishin arritur në kampin më famëkeq ku 1.1 milion persona u mbytën nga viti 1940 deri më 1945. /Telegrafi/

4 58

5 42

6 32

7 25

8 24