LAJMI I FUNDIT:

PTHP Maqedoni: Kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës kundër 4 personave nga Negotina

PTHP Maqedoni: Kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës kundër 4 personave nga Negotina
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, sot deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është parashtruar kallëzim penal kundër katër personave: V.A. (59), Z.L. (41), GJ.T. (37) të gjithë nga Negotina dhe I.Z. (40) nga një fshat i Negotinës.

Siç kumtoi MPB-ja, kallëzimi penal u parashtura nga Njësiti për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departementin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz.

Personat veprën e kanë kryer ashtu që Z.L. i punësur në Komunën e Negotinës, nga pozita e kryetarit të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, së bashku me GJ.T. dhe I.Z. të punësuar në Komunë, anëtarë të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, gjatë vitit 2014 me moskryerjen e detyrave zyrtare kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike. Ata pa siguruar pajtueshmëri nga Këshilli për Prokurime Publike, kanë publikuar shpallje për prokurime publike-racionalizim dhe përmirësimin e rrjetit për furnizim me ujë në rajonin e komunës Negotinë.


“Poashtu, të denoncuarit në shpallje për prokurime kanë paraparë kriteriume dhe teknologji e cila udhëzon në prodhim konkret, duke potencuar kriteriumet të cilët diskriminojnë dhe e kufizojnë konkurrencën dhe e kanë shpallur pa parashikimin e saktë të pozicioneve të lartpërmendura dhe se si do të ekzekutohet. Në këtë mënyrë, të tre në kundërshtim me Ligjin, kanë zbatuar procedurë për prokurime publike dhe kanë përgatitur Raport në të cilin kanë dhënë propozim për ofertën më të volitshme të zgjidhet ofertë konkrete nga një grup i ofertuesve”, qëndorn në kumtesën e MPB-së.

I denoncuari i parë V.A., në pozitën e kryetarit të Komunës Negotinë, veprën penale e ka kryer me moskryerjen e detyrës zyrtare, edhe pse ka qenë i obliguar të sjell Vendim të posaçëm për përgatitjen e projektit bazë, në bazë të të cilit do të shpallet prokurim për realizim, edhe pse ka pasur obligim për kryerjen e mbikëqyrjes se procedura nuk është realizuar në pajtim me Ligjin për prokurime publike, ai me shkeljen e dispozitave të Ligjit ka sjellur Vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm dhe në emrin e Komunës Negotinë me një grup të ofertuesve më datën 29.08.2014 ka lidhur Marrëveshje për projektim dhe ekzekutimin e punëve për racionalizimin dhe përparimin e sistemit për furnizim me ujë të Komunës Negotinë në vlerë të përgjithshme të Marrëveshjes prej 21.237.740,48 denarë (ose 345.330 euro).

“Me veprimet të këtilla inkriminuese dhe me mosveprim në pajtim me autorizimet zyrtare të denoncuarit e kanë kryer veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtar dhe autorizimit” e paraparë dhe e dënueshme në bazë të nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal, me të cilën kanë mundësuar personave juridik në mënyrë të kundërligjshme të fitojnë dobi materiale në vlerë prej 21.237.740,48 denarë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori