LAJMI I FUNDIT:

PSP kërkon paraburgim të ri për Mijallkovin për lëndën “Perandoria”

PSP kërkon paraburgim të ri për Mijallkovin për lëndën “Perandoria”

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim të ri për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për lëndën “Perandoria”, konfirmojnë avokatët e tij për “Makfax”.

Mijallkov duhet të dal para gjykatësit për procedurën e më hershme, e cila duhet të vendos se a do t’i pranojë propozimet e prokurores Lila Stefanova.

Në Gjykatën Penale për momentin janë shtuar forcat e policisë. Javën e ardhshme në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë publike për paraburgimin e Mijallkovit për rastin “Fortesa-Lëndina”./Telegrafi/