Operacioni Neymar ka marrë një kthesë në dy orët e fundit, pasi PSG po e kërkon Vinicius me ngul.

Burime pranë këtyre negociatave i kanë thënë gazetës AS, se parisienët po mendojnë vetëm për një marrëveshje për Neymar, ku Vinicius është pjesë e saj.


Leonardo është ai që po e pëlqen këtë shkëmbim dhe e dëshiron numrin 28 të Madridit në skuadrën e tij.

vinicius

Real Madrid tashmë i ka refuzuar ofertat që e përfshijnë 19-vjeçarin, pasi e konsiderojnë si të ardhmen e klubit.

PSG e shqyrton çdo marrëveshje që e përfshin Vinicius, ndërsa sa i përket Neymarit ata janë të gatshëm të flasin edhe për huazim edhe për shitje përfundimtare.

neymar lors d un deplacement du psg cette saison 258295

Koha ka deri më 2 shtator që kjo marrëveshje të mbyllet dhe ta kuptojmë së ku do të luajë Neymar sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

telegrafi sport app