LAJMI I FUNDIT:

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Paris Saint-Germain po i dërgon sinjale sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, duke i kërkuar atij që të mos nënshkruajë kontratë të re me klubin katalanas.

Kontrata e Yamal me Barcelonën është deri në verën e vitit 2026, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje rinovimi.

Mediat spanjolle raportuan më parë se Yamal do të zgjaste kontratën e tij me Barcelonën me kushte të përmirësuara kur të mbushte 18 vjeç.


Jorge Mendes dhe Barcelona ende pa marrëveshje për kontratën e re të Lamine Yamal
Lexo po ashtu Jorge Mendes dhe Barcelona ende pa marrëveshje për kontratën e re të Lamine Yamal

Megjithatë, një tjetër ekip ka hyrë në garë dhe po synon ta tundoj yllin e ri spanjolle më një kontratë marramendëse.

Sipas mediumit El Nacional, parisienët janë gati t’i ofrojnë 17-vjeçarit spanjoll të njëjtat kushte financiare që iu dhanë Kylian Mbappes para se të kalonte te Real Madridi.

Mbappe thuhet se paguhej rreth 60 milionë euro në vit te PSG, ndërsa Yamal momentalisht fiton pak më shumë se një milion euro neto në vit, por edhe me rinovimin e kontratës ai nuk do të mund të shkonte mbi 10-15 milionë euro.

Këtë sezon, spanjolli ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli brazilian ka pasur një fillim ëndrrash në karrierën e tij si trajner, fitoi tre trofe në gjysmë viti

Ish-ylli brazilian ka pasur një fillim ëndrrash në karrierën e tij si trajner, fitoi tre trofe në gjysmë viti

Ligat tjera
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Ndërkombëtare
Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Ndërkombëtare
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

Serie A
Kalo në kategori