LAJMI I FUNDIT:

PSG triumfon në trilerin ndaj Unitedit në Old Trafford, Neymar hero

PSG triumfon në trilerin ndaj Unitedit në Old Trafford, Neymar hero

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Manchester Unitedi në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Thomas Tuchel ka fituar përballjen e çmendur ndaj rivalëve të Unitedit, duke bërë edhe më interesant përfundimin e grupit, pasi gjithçka do të vendohet në ndeshjen e fundit, atë të gjashtë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe me nga një gol nga të dyja skuadrat, ndërsa nuk munguan as duelet dhe fërkimet.


Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Neymar (6’), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Unitedi shënoi me anë të Marcus Rashford (32’).

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e fortë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar dy gola dhe marrë fitoren e madhe.

Fillimisht ishte Marquinhos (69’) që shënoi nga afërsia për 1-2, ndërsa fitorja u bë më e lehtë pasi Unitedi mbeti pa një lojtarë.

Ishte Fred që u ndëshkua me të kuq në minutën e 70-të dhe kjo ia lehtësoi tej mase parisienëve fitoren.

Në fund të ndeshjes apo më saktë në minutat shtesë ishte ylli brazilian Neymar që shënoi për 1-3 dhe vulosi fitoren.

Pas kësaj fitore, PSG renditet në vendin e dytë me 9 pikë, po aq sa ka Unitedi i pari dhe RB Leipzig u treti.

Në ndeshjen e fundit vendoset gjithçka kush e kalon grupin, me parisienët që e presin Istanbul Basaksehirin dhe RB Leipzig që e pret Unitedin. /Telegrafi/

https://twitter.com/LyndioSport/status/1334228211123834881

https://twitter.com/noob_fcb/status/1334234482191306752

https://twitter.com/ivanmerlo21/status/1334250319069523971

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori