Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë masive prej 100 milionë funtesh apo 113.5 milionë euro për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Sipas mediumit anglez Daily Express, kampionët francezë kanë veçuar yllin danez si një nga ata që duan të rindërtojnë mesfushën e tyre.


E gjitha kjo pasi drejtuesit duan një sezon të suksesshëm në Ligën e Kampionëve gjatë verës së ardhshme, nën trajnerin e ardhshëm, që thuhet të jetë Thomas Tuchel.

Eriksen, 26 vjeç, ka qenë një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm për Spurs për pesë vjet dhe ata janë të etur ta mbajnë ende një lojtar që ka krijuar një marrëdhënie të frikshme me Harry Kane.

Eriksen 1 Eriksen është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë (Getty Images)

PSG transferoi Neymarin në një marrëveshje 220 milionë eurosh verën e kaluar dhe do të paguajë te Monaco përafërsisht 180 milionë euro për të firmosur në mënyrë të përhershme lojtarin Kylian Mbappe në korrik.

Megjithatë, klubi i pasur është ende pa atë nderim të pakapshëm të Ligës së Kampionëve dhe Eriksen është rezervuar si një objektiv i aftë për t'i ndihmuar ata në atë qëllim.

Transferimi i Eriksenit nuk do të jetë i lehtë për klubin nga Parc des Prince, pasi për të në garë është edhe Barcelona, e cila po ashtu ka gati 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Përveç Eriksenit, drejtuesit e klubit parisien pëlqejnë shumë edhe Ousmane Dembelen e Barcelonës, të cilin gjithashtu do provojnë ta transferojnë në verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app