PSG pret Aston Villan në ‘Parkun e Princave’ në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Pas një rrugëtimi të vështirë në “Fazën e Ligës”, PSG-ja tani luan për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku kundër do të ketë Aston Villan që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.  

Luis Enrique konfirmon Khvara Kvaratskhelian nga minuta e parë, Desire Doué dhe Osumane Dembelen që krijojnë treshen e sulmit. 

Në anën tjetër, Unay Emery luan me Ramsey,McGinn dhe Rogers, që do ta përkrahin në sulm Marcus Rashfordin.  

Ndeshja e parë luhet në Francë, ndërsa ndeshja kthyese pas një jave në Angli.  


PSG:  Donnarumma, Hakimi, Beraldo, Pacho, Mendes; Vitinha, Joao Neves, Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.  

ASTON VILLA:  Martinez; Cash, Konsa, Pau Torres, Digne; Camara, Tielemans; McGinn, Ramsey, Rodgers; Rashford.  


/Telegrafi/