Paris Saint-Germain i është bashkuar garës për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Sipas RMC, PSG janë duke u përgatitur të bëjnë ofertë për  Donnarumman, pasi duket që Milani ka ngexur në bisedimet për kontratën e re.


Të riut i është ofruar kontratë prej katër vitesh me 4 milionë euro.

Calciomercato.com shkruan se Milani nuk pranon të nis bisedimet nën shifrën e 40 milionë euro.

Drejtori sportiv i ri i PSG-së, Antero Henrique, e pëlqen shumë portierin. /Telegrafi/

telegrafi sport app