Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli i befasoi të gjithë në Kupën e Botës me inkuadrimin në lojë të Cristian Pavon.

Për ta marrë me vete sulmuesin në rusi mbetën jashtë Mauro Icardi i Interit dhe Diego Perotti i Romës.


Pavon luajti gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018 më shumë se super ylli i Juventusit, Paulo Dybala.

Por falë paraqitjeve të tij, tani lojtari pritet të largohet drejt Evropës.

GettyImages 950121246 (Getty Images)

Edhe pse e vazhdoi kontratën me Boca Juniorsin deri në vitin 2022, dy skuadra të mëdha po e duan lojtarin.

22-vjeçari është duke u kërkuar nga dy gjigantët evropian Arsenal dhe Paris Saint Germain.

Edicionin e kaluar Pavon shkëlqeu me Boca Juniorsin ku shënoi shtatë gola dhe bëri 19 asistime në 32 ndeshje.

Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Boca po kërkon rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app