PSG apo Inter? Lexuesit e Telegrafit kanë vendosur për finalen e Ligës së Kampionëve

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve 2024/25 mes PSG-së dhe Interit ka ndezur imagjinatën e tifozëve anembanë globit.
Me duelin që luhet sonte në mbrëmje në “Allianz Arena” të Munichut, emocionet janë më të larta se kurrë, teksa dy skuadra gjigante të futbollit europian përplasen për trofeun më të çmuar të klubeve.
Një sondazh i realizuar nga Telegrafi, ku kanë marrë pjesë mbi 10 mijë lexues, ka treguar se PSG-ja shihet si favorite, por vetëm për një fije të hollë.
Sipas lexuesve të Telegrafit, 51% kanë besuar se kampionët e Francës do të triumfojnë dhe do të sjellin trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në Paris.
Në anën tjetër, Interi, që këtë sezon ka treguar një formë të shkëlqyer në Evropë nën drejtimin e Simone Inzaghit, ka marrë mbështetjen e 49% të lexuesve të Telegrafit.
Kjo diferencë e vogël prej vetëm 2% dëshmon se kjo finale është e hapur dhe çdo gjë mund të ndodhë.

PSG ka eliminuar në rrugëtimin e saj skuadra si Liverpooli, Aston Villa dhe Arsenali, duke treguar forcën e tyre në fazat e eliminimit direkt.
Ndërkohë, Interi ka kaluar pengesa të mëdha si Barcelona, Bayern Munchen dhe Feyenoord, duke dëshmuar se nuk ka frikë nga askush.
Lexuesit e Telegrafit kanë treguar se janë të ndarë mes dy opsioneve, duke rritur edhe më shumë emocionin e finales që pritet të dhurojë spektakël. Mbështetja e tyre është një tregues i ashpërsisë së kësaj përballjeje.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit do të mbahet të shtunën dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në gjithë botën, ndërsa e gjithë bota e futbollit pret të shohë se kush do të shkruajë historinë këtë vit. /Telegrafi/





















































