PSG 5-0 Auxerre, vlerësimet e futbollistëve: Soler dhe Etieke më të mirët

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Auxerre në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligue 1.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua e lojë thuajse të barabartë, por me vendasit më konkret duke shënuar një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të me anë të Kylian Mbappe, i cili shënoi për 1-0.
Në minutën e 51-të ishte Carlos Soler, i cili shënoi për epërsinë 2-0, ndërsa Achraf Hakimi (57’) u përkujdes për të dërguar shifrat në 3-0.
Goli i 4-0 u shënua nga Renato Sanches, ndërsa goli i fundit i ndeshjes u shënua nga Hugo Ekitike, i cili u përkujdes për të vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 5-0.
Mesfushori spanjoll Carlos Soler si dhe sulmuesi i ri Hugo Ekitike ishin lojtarët me notat më të larta në këtë sfidë.
Ndërkohë nota më e ulët shkoi për mbrojtësit mysafirë Mensah e Jeanvier. /Telegrafi/












































