Këngëtarja e njohur Fjolla Morina në emisionin “EliteZone” të Tribuna Channel, tregoi edhe të gjithë historinë e saj gjatë lindjes së vajzës së saj të dytë.

Fjolla tha se me babanë e Alayahës ishte e lidhur para lindjes së saj.


Ajo tregoi se si babai i Alayës nuk kishte asnjë përgjegjësi për vajzën e tyre dhe si Fjolla vendosi ta lindte atë përkundër personit në fjalë I cili nuk kishte pasur dëshirë të lindte ky fëmijë.

Përgjatë historisë së lindjes së dytë nga fillimi deri në fund, Fjolla tregoi se në muajin e tetë të shtatzënisë e kishte thirrur shoqja e saj Lulja nga Amerika dhe i kishte thënë që të shkonte atje ta lindte Alayahën.

Kështu me miratimin e nënës së saj Fjolla vendosi të shkonte në Amerikë dhe të lindte atje. Ajo u përlot gjersa tregonte se sa ishte e fort duke i’a dalur ta lindte vajzën e saj dhe të kujdesej krejtësisht e vetme… duke thënë “Unë jam ajo që jepi ma shumë se një baba”.