Në vitin 2011 “Elkos Group” kishte blerë fabrikën për përpunimin e metaleve “FAMIPA” në Prizren. Obligimet ishin që për tri vjet nuk guxon t’i ndërrohet aktiviteti i kontratës. Një gjë të tillë nuk e kishin potencuar asnjëherë as auditorët e jashtëm të cilit i kishte angazhuar vetë AKP-ja.
Por pse u dënua “Elkos Group” pas katër viteve të skadimit të kontratës ketë nuk po e din as vet pronarët.
TribunaChannel sjell të gjitha dokumentet relevante për këtë çështje, për të cilën edhe vet Kryeministri Ramush Haradinaj është përgjigjur.
Elkos Group kishte blerë në vitin 2011 ndërmarrjen “Famipa” për 3,900,000.00 euro dhe sipas kushteve të kontratës blerësi dhe Ndërmarrja e Re siguron dhe garanton se Ndërmarrja e Re do t’i përmbush këto obligime:
1. Do ta ruaj aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të metaleve nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje së paku për 3 (tri) vitet e ardhshme menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shitjes. Këtë blerësi e kishte respektuar në tërësi.
Tri vjet më vonë pra në vitin 2014 siç edhe shihet në këtë dokument AKP njofton kompaninë se kontrata mes tyre dhe blerësit ka përfunduar tashmë dhe do të angazhoj kompani të jashtë të auditimit për të parë se a janë përmbushur në tersi kushtet e kontratës.
Përveç tjerash ish-zëvendësdrejtoresha e AKP, Mrika Tahiri siç edhe shihet në këtë dokument falënderon blerësin për bashkëpunim dhe inkurajon të vazhdoj edhe më tutje aktivitetin e tyre biznesor.
Në anën tjetër po ashtu në raportet ekskluzive të siguruara nga Tribuna Channel thuhet mes tjerash se në vitin 2014 Njësia për Kontrolle dhe Mbikëqyrje ka realizuar 23 vizita të rregullta monitoruese në Ndërmarrjen e Re “Famipa”. Ndërmarrja e re “Famipa” është një nga ndërmarrjet e privatizuara me kushte që vazhdimisht ka pas mjaft vështirësi në përmbushjen e kushteve të kontratës dhe ndërmarrja asnjëherë nuk ka arrit të zhvilloj aktivitet të pandërprerë por ka funksionuar vetëm gjatë periudhave të ndryshme kohore kur ka pas porosi.
Në dokumentet zyrtare të AKP thuhet se pas përfundimit të marrëveshjes së zotimeve AKP ka angazhuar kompaninë audituese e cila ka bërë auditimin e përmbushjes së zotimeve. Kompania audituese “AUDIT AK” në raportin final të dorëzuar ka theksuar se: “pasi që kontrata e shitjes nuk e definon qartë as në mënyrë sasiore, as në vlerë kushtet e përmbushjes së kontratës mbi mbajtjen e aktivitetit”, atëherë sipas tyre është e pamundur që të japin një konstatim të qartë në lidhje me ose në mos përmbushjen e zotimeve.
Pra as në këtë raport të vitit 2016 nuk është folur se nuk është zbatuar kontrata.
Por jo gjithçka ka përfunduar me këtë raport pasi që me 3 korrik të këtij viti Bordi i Drejtorëve të AKP ka marrë vendim që ta ndëshkoj blerësin me 1 milion e 170 mijë euro për mospërmbushje të kontratës nga ana e blerësit, gjë e cila nuk është përmendur në raportet e siguruara nga televizioni.
Në arsyetimin e tyre thuhet se Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit vendosë që të aplikohen ndëshkimet financiare bazuar në Shtojcën 5 të kontratës së shitjes – Seksioni B tek “Detyrimet kontraktuese, Monitorimi dhe Dënimet Kontraktuese” në vlerë prej 30 % të çmimit të shitjes me kamatë mujore 2% të kësaj shume nëse blerësi nuk paguan detyrimin brenda 30 dite nga dita e njoftimit për aplikimin e ndëshkimit.
Përkundër faktit që edhe përgjatë periudhës monitoruese 3-vjeçare, Ndërmarrja e Re nuk ka zhvilluar aktivitetin e saj që është paraparë sipas kushteve të kontratës, dhe rrjedhimisht njoftimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të vazhdueshme me shkrim nga AKP për të ndryshuar gjendjen, gjegjësisht për të filluar me prodhimin e paraparë, Blerësi ka dështuar që të “sigurojë dhe garantojë se Ndërmarrja e Re do t’i përmbush këto obligime” që parashihen me kontratë.
Blerësi në rastin konkret assesi nuk pajtohet me këtë vendim për të cilin është duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar të njëjtin.
Sikur edhe shihet në të gjitha dokumentet e prezantuara për katër vjetët pas përfundimit të kontratës në asnjë rast deri në marrjen e vendimit për dënim nuk është përmendur asnjëherë se nuk janë përmbushur kushtet e kontratës.
Në anën tjetër i pyetur për këtë rast kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se duhet të kemi shumë kujdes me trajtimin e bizneseve private.
Për fat të keq të vendit dhe të ekonomisë në përgjithësi me qindra investitorë vendorë e të huaj në të kaluarën ka ikur nga vendi si pasojë e problemeve të ngjashme apo edhe presioneve që ju kanë bërë atyre. /Tribuna Channel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës