Pse qytetarët në Kosovë paguajnë më shumë sesa që duhet për t’i ngrohur shtëpitë e tyre?
Auditori i certifikuar i energjisë, Farush Azemi vlerëson se kosovarët paguajnë më shumë për shpenzimin e energjisë për të nxehur shtëpitë, për shkak se izolimet e tyre nuk janë të planifikuara ashtu siç duhet.
Sipas tij, për izolimin e shtëpisë duhet të parashihen koeficientet ose materialet e përcaktuara për zonën klimatike në të cilën ndërtohet objekti.
Ai ka thënë se Kosova si vend i ka dy ekstremet, edhe të nxehtin edhe të ftohtin.
“Izolim të mjaftueshme duhet të ketë, në ligjin për efiçiencën e energjisë janë standardet ku tregohen koeficientet për transmetimin e energjisë në çdo pjesë objekti, në dritare, në derë, në mure. Janë standardet, por as nuk zbatohet dhe as nuk monitorohen”, ka thënë Azemi.
Lidhur me Draftin e Strategjisë së Energjisë për vitet 2022-2031, që u publikua me 7 qershor të këtij viti nga Qeveria e Kosovës, auditori i certifikuar i energjisë ka thënë se janë disa mungesa.
Sipas tij, e nevojshme do ishte që në strategji të përfshihet industria dhe transporti.
“Në strategji nuk është përfshi industria edhe transporti, pra nuk janë përfshi bizneset e mesme, e vogla dhe transporti”, ka thënë ai.
Sipas tij, ndërtesat përfshijnë 40% të konsumit të energjisë, transporti është i dyti, ndërsa i treti është industria, pra bizneset e mesme dhe të vogla.
“Në strategji thuhet se me pjesën e transportit duhet me u marr ministria përkatëse, mirëpo unë konsideroj që transporti do të duhej të përfshihej në strategji”, tha ai.
Azemi tregoi se po ashtu se strategjia nuk ka treguar se si do arrihen objektivat e synuara dhe çfarë kosto do te kenë këto objektiva.
“Unë konsideroj se nëse quhet strategji, aty duhet me u tregu edhe rruga qysh me arrit deri te një objektiv edhe kostoja, çmimi si kanë me u arrit fondet. Prandaj edhe quhet strategji”, tha ai.
Për këtë, Azemi ka thënë se do të dërgojnë komente për të parë se cili është plani i qeverisë për tu arritur objektivat e synuara.
Ai gjithashtu tha se Kosova ‘është orientuar drejtë miut, duke e lënë elefantin anash’.
“Unë konsideroj se Kosova është orientu në objektet publike që e përbëjnë 9 ose 7 për qind të konsumit total të energjisë. Tash, nëse shteti është orientu kah miu, elefanti na ka mbet knej, pra nënkuptohet objektet rezidenciale që përbëjnë mbi 40%”, tha Azemi duke shtuar se do duhet të hartohen programe enkas për ndërtesat rezidenciale, enkas për transportin edhe enkas për industritë e mesme dhe të vogla./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!