Pse prindërit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefona – kjo është shumë serioze!

Mesatarisht një person në SHBA i shpenzon rreth 3 orë në telefon çdo ditë.
Psikologët madje tregojnë se familjet shpenzojnë më shumë kohë në telefona gjatë kohës kur janë të mbledhur bashkë, transmeton Telegrafi.
Kjo nënkupton se prindërit janë fizikisht prezent por e sakrifikojnë kohën e çmueshme me fëmijët e tyre për komunikim në internet.
Dhe në fund, janë fëmijët ata të cilët i vuajnë pasojat e dëmshme të një stili të tillë të jetesës.
Më poshtë, siç tregon Bright Side, i keni disa prej dëmeve serioze që përdorimi i tepërt i telefonit nga prindërit mund t’ua shkaktojë fëmijëve dhe zhvillimit të tyre.
Fëmijët mund të kenë probleme me zhvillimin social
Mungesa e vëmendjes prindërore jo vetëm se i bën fëmijët të kenë mungesë iniciative dhe të sillen keq, por ua dëmton edhe zhvillimin e trurit.
Fëmijëve u nevojitet ambient stabil për një zhvillim sa më të mirë të trurit.
Gjithashtu, mungesa e kujdesit së nënës mund t’i pengojë zhvillimet e tilla dhe të shkaktojë probleme psikologjike, siç është depresioni, abuzimi me substanca, etj.
Fëmijët lëndohen sepse duhet të garojnë për vëmendjen nga prindërit
Megjithëse prindërit i duan dhe vlerësojnë fëmijët pavarësisht çfarë ndodh, përdorimi i tepërt i telefonit i bën fëmijët të ndihen sikurse nuk janë mjaft të rëndësishëm dhe i acaron sepse duhet të garojnë për vëmendje nga prindërit.
Fëmijët thonë se kontrollimi i telefonit gjatë komunikimit është një prej shprehive më të këqija nga prindërit.
56% e fëmijëve madje thonë se do t’ua konfiskonin telefonin prindërve po të kishin mundësi.
Fëmijët zemërohen dhe sillen keq
Psikologët thonë se prindërit duhet të caktojnë limite sa i përket përdorimit të telefonit. Ky limit nuk duhet të jetë vetëm për fëmijët, por edhe për vet prindërit.
Psikologët kanë raportuar se fëmijët ndihen të zemëruar, të mërzitur, të nevrikosur dhe të vetmuar kur prindërit përdorin telefon para tyre.
Mungesa e vëmendjes i bën fëmijët të ndihen të shmangur dhe si persona jo aq interesant sa për t’u dashur nga prindërit.
Veç kësaj, ua dëmton edhe vetëbesimin dhe shkakton probleme me sjelljen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Ushtrime për bark të sheshtë: Nuk janë ushtrime të muskujve të barkut, por eliminojnë shtresat yndyrore pa ndonjë mund të madh!

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë