Nëse vini re çarje tek këmbët, me siguri supozoni se është për shkak të dehidrimit ose mungesës së lagështirës në lëkurën tuaj
Sidoqoftë, në disa raste, mund të ketë arsye të tjera pse lëkura është e thatë.
Këto janë 6 arsyet se pse ndodh plasaritja dhe si t’i rregulloni ato:
6. Pesha e tepërt
Pse:
Këmbët mbajnë peshën e gjithë trupit. Kështu që kur të fitoni peshë shtesë, rritet presioni tek thembrat. Në këtë rast, thembra detyrohet të zgjerohet anash për të përballuar më shumë peshë. Dhe nëse lëkura juaj ka mungesë lagështie, ajo çahet.
Si ta rregulloni:
Gjithmonë mbajeni peshën brenda intervalit “normal”. Gjithashtu, mbani parasysh që diabetikët priren të kenë plasaritje tek thembrat, kështu që kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak rregullisht.
5. Mungesa e vitaminave
Pse:
Pa disa vitamina vitale, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera, lëkura juaj thjesht nuk mund të funksionojë siç duhet dhe bëhet e thatë dhe e trashë.
Si ta rregulloni:
Shtoni më shumë ushqime të pasura me vitamina A, B3, C, E, zink dhe omega-3 acide yndyrore në dietën tuaj.
4. Këpucë të gabuara
Pse:
Këpucët e hapura ose sandalet lejojnë që dhjami nën thembrën tuaj të zgjerohet anash dhe të rrisë mundësinë e çarjes në thembra. Këpucët jo të përshtatshme dhe lëkura e hollë gjithashtu mund t’ju shkaktojë plasaritje dhe dhimbje.
Si ta rregulloni:
Vishni këpucë të mbyllura.
3. Menopauza
Pse:
Pas menopauzës, disa gra kanë tendencë të kenë ” keratoderma”, gjendje që mund të shkaktojë lëkurë të plasaritur në thembra dhe pjesë të tjera të trupit.
Si ta rregulloni:
Për të hequr qafe plasaritjet, mund të provoni të aplikoni krem estrogjeni, por mos harroni të konsultoheni më parë me mjekun tuaj.
2. Duke qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë
Pse:
Qëndrimi në këmbë për një periudhë të gjatë kohore, veçanërisht në dyshemetë e ngurta ose prej druri, mund të ushtrojë presion shtesë tek këmbët dhe të acarojë lëkurën e kësaj zone.
Si ta rregulloni:
Mundohuni të shmangni qëndrimin në këmbë për një periudhë të gjatë. Nëse nuk është e mundur, bëni disa ushtrime të thjeshta për të rishpërndarë presionin nga thembrat tuaja herë pas here.
1. Rutina e gabuar e dushit
Pse:
Dushi i gjatë dhe shumë i nxehtë nuk është një ide e mire, sepse uji në këmbët tuaja mund të largojë vajrat natyralë nga lëkura dhe ta bëjë atë të ashpër dhe të thatë.
Si ta rregulloni:
Gjithmonë përdorni ujë të ngrohtë kur bëni dush, kufizoni kohën që qëndroni në banjë nga 5-10 minuta për të mos humbur më shumë lagështi, fshini këmbët me një peshqir pasi t’i keni larë dhe sigurohuni që të aplikoni një hidratues. Bright Side/Class
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova