Site icon Telegrafi

Pse njerëzve u pëlqejnë këngët që flasin për ndarje edhe kur janë në një lidhje të lumtur

(Foto: Pexels)

Nëse i përkisni grupit të njerëzve që pëlqejnë të dëgjojnë balada dhe këngë ndarjeje edhe pse jeni në një lidhje të lumtur, mos u shqetësoni. Kjo në fakt është një shenjë e mirë për shëndetin tuaj mendor.

Lidhja me përmbajtjen e trishtuar të ndarjes nuk pasqyron domosdoshmërisht se si ndihemi për marrëdhëniet tona aktuale romantike. Por, edhe nëse nuk kemi të njëjtën histori si artisti i këngës, muzika mund të na ndihmojë të gjejmë veten në mënyra të tjera.

Lexo po ashtu Kjo muzikë shëron shpirtin dhe qetëson: Si ta eliminoni stresin për 5 minuta?

“Muzika mund të jetë një mjet i fuqishëm që na lejon të qasemi në emocionet tona. Ndoshta duam të dëgjojmë muzikë të trishtuar për të ndier më thellë emocionet tona”, ka thënë psikologia e martesës dhe familjes, Christene Lozano.

(Foto: Pexels)

Ndonjëherë na duhet vetëm të qajmë mirë. Këngët e ndarjes mund të na ndihmojnë të bëjmë një pushim nga jeta jonë e zënë dhe të marrim një çlirim shumë të nevojshëm nga mendimet negative.

Lexo po ashtu Përse ndiheni mirë kur këndoni në veturë?

“Njerëzit kënaqen duke qenë në gjendje të ndiejnë emocionet e tyre, veçanërisht kur është përmes një formati krijues. Ata mund të interpretojnë së bashku me këngët, ndërsa instrumentet ofrojnë muzikën në sfond dhe kjo ju lejon t’i ndjeni emocionet tuaja”, ka shtuar tutje psikologia.

(Foto: Pexels)

Ajo ka thënë tutje se asnjë qenie njerëzore nuk ndjen vetëm një emocion në një orë, ditë, muaj apo vit. Prandaj, është e pashëndetshme të përpiqeni të shtypni ndjenjat tuaja. Muzika na lejon të njohim dhe ndjejmë emocionet tona, ndërsa një variacion i pushimit të trishtuar ofron një mënyrë të shëndetshme për t’u akorduar në trishtim.

Lexo po ashtu A mundet që muzika që ju dëgjoni të përcaktojë sa të zgjuar jeni?

“Të dëgjosh balada dhe këngë të ndarjes edhe kur je në një marrëdhënie të mirë nuk është gjë e keqe. Këngët e ndarjes nuk kanë të bëjnë vetëm me marrëdhëniet e dashurisë. Përkundrazi, ato kanë të bëjnë me problemet me prindërit, me miqtë dhe me thellësinë e ndryshimit, dhimbjes dhe trazirave. Të gjithë mund ta gjejmë veten aty, pavarësisht nëse jemi ndarë ndonjëherë apo jo”, ka shtuar Lozano. /Telegrafi/

Exit mobile version