LAJMI I FUNDIT:

Pse ndërroi kurs aeroplani i Sergei Lavrovit, në vend se të ateron në Pekin u pa duke zbritur në Moskë?

Pse ndërroi kurs aeroplani i Sergei Lavrovit, në vend se të ateron në Pekin u pa duke zbritur në Moskë?

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të mërkurën mbrëma ka udhëtuar për në Pekin për një vizitë te zyrtarët kinezë, megjithatë aeroplani i tij është kthyer në gjysmë të rrugës – pra mbi Novosibirsk (Siberi).

Në vend se të shkojë në Kinë, pas 2.800 kilometrave aeroplani ka ndërruar kurs dhe është kthyer pas, në aeroportin Vnukovo të Moskës, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse Pekini nuk ka dashur ta pranojë Lavrovin, apo Putin e ka urdhëruar të kthehet për shkak të problemeve të shumta që i ka brenda Rusisë, shkruan Bild.de.


Agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se mbi 7 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
Lexo po ashtu Agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se mbi 7 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Një ditë më herët, Putin në shenjë hakmarrje kundër perëndimit ka paralajmëruar se nuk do të ndalet në Ukrainë, dhe se gjërave do t’i shkojë deri në fund.

Më pas erdhi edhe reagimi i presidentit amerikan Joe Biden, i cili i premtoi Ukrainës ndihmë të madhe, si në armë e pajisje të ndryshme ushtarake që kapin vlerën në afro një miliard dollarë. Gjithashtu e ka quajtur Vladimir Putinin kriminel lufte.

Zelensky me porosi për ushtarët rusë: Gjithmonë është më i mirë opsioni të dorëzoni armët sesa të vdisni
Lexo po ashtu Zelensky me porosi për ushtarët rusë: Gjithmonë është më i mirë opsioni të dorëzoni armët sesa të vdisni

Sipas mediave amerikane, Moska ka kërkuar nga Pekini ndihmë financiare dhe ushtarake, gjë që Rusia ka tentuar ta mohoj këtë.

Edhe pse Pekini nuk ka dënuar direkt agresionin, deri më tani nuk e ka mbështetur në mënyrë aktive pushtimin. Disa deklarata që vijnë nga Kina për Rusinë nuk janë edhe aq premtuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori