Ne, Diaspora, kemi qenë, jemi e do të jemi njëri ndër direkët kryesorë të zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Por, vullneti dhe mundësitë tona për ndryshime pozitive, po na i kufizoni dhe pamundësoni ju, partitë politike dhe udhëheqësitë e institucioneve të tjera.
1,800,000 votues sipas KQZ-së janë të regjistruar të marrin pjesë në këto zgjedhje.
15,000 nga jashtë janë regjistruar si votues sipas KQZ-së.
Edhe pse është diskutabile që po del se e gjithë popullsia e Kosovës qenka 18-vjeçare e përpjetë. Pasi fëmijët nën moshën 18-vjeçare nuk kanë të drejtë vote. Apo si shpjegohet kjo? Por, tema ime jemi ne – Diaspora.
Ne, Diaspora, jemi munduar me vite t’i ndihmojmë trojet tona: 3-përqindëshi, Vendlindja Thërret etj. Shumë nga luftëtarët e UÇK-së kanë qenë mërgimtarë. Jemi munduar sikurse edhe pas lufte e edhe tash. Në vitin 2016 hynë diku rreth 700 milionë euro në Kosovë vetëm nga Diaspora. Sipas statistikave kosovare vetëm në tre muajt e verës qershor-korrik-gusht nga pagesat në kufij nga ne mërgimtarët, mbulohet diku rreth 25 përqind e buxhetit të Kosovës.
Por, tash me datë 11 qershor kur të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, vetëm 10,000 votues jemi nga Diaspora!? Si është kjo e mundur, kur dihet fare mirë se jemi shumë më shumë?
Ministria e Diasporës, që unë e shumë të tjerë luftuam të bëhet realitet, brenda dy viteve i regjistroi mbi 400,000 persona që jetojnë e veprojnë në Diasporë. KQZ-ja i ka ligjet dhe rregulloret e punon sipas tyre. Por, ato ligje e rregullore i vendosin partitë politike, pasi që çdo parti politike e ka nga një përfaqësues në udhëheqësinë e këtij institucioni demokratik.
Neve, na takojnë edhe përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Kosovës. Por, dihet që sikurse është e sigurt që as Ushtria e Kosovës nuk mund të formohet, ashtu është e sigurt se as ne Diaspora nuk mundemi t’i kemi deputetët tanë në Parlamentin e vendit. Kjo sepse Kushtetuta duhet të ndryshohet. E kjo është e pamundur pa miratimin e minoritetit serb në Kosovë. Fatkeqësisht partia Lista Serbe në Kosovë komandohet jo nga interesi dhe e mirëqenia e komunitetit kosovaro-serb, por nga komandat e Beogradit (apo më mirë të them partisë aktuale në pushtet në Serbi).
Shikoni. Ti themi gjërat drejt. Pa rezerva. Ne Diaspora nuk vijmë në Kosovë të korruptohemi, e as të përdorim dhunë kundër oponentit politik (pozitë-opozitë). Ne nuk shesim e as nuk blejmë vota. As diploma. As provime. As patentshoferë. Jo që nuk mundemi, por për arsye se jemi të sigurt se shkatërrohet e tashmja dhe e ardhmja e rinisë e popullit në përgjithësi. Një pjesë e jona jemi ekspertë në lëmitë tona. Për arsye të besueshmërisë, e të mos mendoni se po flas për teori, po nisem nga vetvetja. P.sh. kur kam ditur t’i ndihmoj Estonisë, Polonisë, Çekisë, Hungarisë e Kroacisë në integrime evropiane (aty hyn edhe liberalizimi i vizave), dimë e mundemi t’i ndihmojmë edhe vendit të vogël të quajtuar Kosovë.
Edhe pse po dihet fare mirë se vullnetin tonë po na injoroni totalisht, duke bërë gjithçka që ne të mos mundemi të votojmë me 11 qershor, janë disa hapa konkretë që ju partitë politike mund t’i bëni pas zgjedhjeve. Në 22 vende deri tash kam bërë fushata zgjedhore ose i kam monitoruar zgjedhjet e nuk po flas nga disa libra që i kam mësuar në ato katër universitete, në tri shtete ku kam studiuar, por nga ato fakte që i kam pa në këto 22 vende të ndryshme në botë.
Rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor/nëntor në fund të vitit, konkretisht përpara tyre:
1. Vendosni që një person të punësohet në KQZ, person ky që vetë ka jetuar e punuar jashtë, që i di dhe kupton problemet dhe mundësitë tona.
2. KQZ-ja ta ketë një e-mail adresë, enkas vetëm për Diasporën si dhe një numër telefoni vetëm për Diasporën dhe të përgjigjen në të, e jo sikurse deri tash. Në shtator 2016 i kam shkruar KQZ-së ku e kam cekur mu këtë gjë, d.m.th. rreth mundësisë për të votuar ne Diaspora, por a më kanë kthyer përgjigje? Jo, është përgjigja. Pse jo? Pyetni ata pse. Valdete Daka tha këto ditë se faji nuk është i tyre.
3. Involvojeni IOM-in (Organizata Ndërkombëtare për Migrim). Ata kanë zyre në Kosovë. Ju partitë politike në Kosovë e ju KQZ-ja duhet të mësoni nga vende të tjera me shumë mërgimtarë. Kur ishin zgjedhjet e fundit në Irak, Diaspora e këtij vendi, përpos në ambasada e konsullata votuan edhe në lokale tjera, të cilat ishin marrë me hua nga IOM-i.
4. Merruni vesh me Ministrinë e Punëve të Jashtme e Ministrinë e Diasporës dhe ambasadat, konsullatat, e qendrat e kulturës në botë që paguhen nga buxheti i Kosovës ti kenë dyert e hapura me qëllim që Diaspora të mund të votojë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve.
Përfundimisht, ju përfaqësuesit e partive politike. Ju që do ta formoni qeverinë pas 11 qershorit e edhe ju që do mbeteni në opozitë.
Ju lutem, mësoni nga eksperiencat e vendeve që kanë numër të madh të mërgimtarëve, por që i involvojnë ata në sistemin udhëheqës dhe i zhvillojnë vendet e veta. Vendet si Kroacia, Armenia, Izraeli, Lituania etj., i kanë involvuar ekspertët nga Diaspora në diplomaci, integrime euro-atlantike, investime ekonomike, zhvillimin e arsimit universitar etj. Pas zgjedhjeve ju propozoj që:
1. Çdo ministri ta ketë së paku një person që është i angazhuar në çështjet e Diasporës, e ata të kenë tërë kohën bashkërenditje të punëve me Ministrinë e Diasporës.
2. Çdo ambasadë (në vende ku jemi ne mërgimtarët) ta ketë një person që është 100 përqind i angazhuar vetëm me kontaktet dhe forcimin e Diasporës.
3. Dy herë brenda vitit në gjysmëvjetorin pranveror si dhe në vjeshtë, të mbani konferenca për investime nga Diaspora. Ato të mbahen jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Suharekë, Vushtrri, Prizren, Pejë, Mitrovicë e vende të tjera.
4. Ministrja/ministri për Diasporë të mos emërohet dikush që nuk ka jetuar kurrë jashtë vendit e as dikush që vetëm ka studiuar jashtë. Kjo sepse ata kanë jetuar në kampuse studentore e nuk janë ballafaquar me problemet e mundësitë tona. Por, të vendoset ministër e edhe zëvendësministër dikush që ka jetuar apo jeton akoma jashtë, por që dëshirojnë të kthehen.
5. Lehtësojuani komunave që të formojnë departamente apo zyre për Diasporë, për promovimin e investimeve edhe në nivel lokal komunal. Suhareka dihet se e ka, por ku mbeten 30 komuna të tjera?
Porosia e fundit është: Mos na injoroni. Mos na diskriminoni.
Edhe nëse me të vërtetë dëshironi që të ulet papunësia, të ulet radikalizmi e ekstremizmi, të përmirësohet mjekësia e shkollimi e të rritet liria e lëvizjes së shtetasve të Kosovës, atëherë ka ardhur koha që të na shfrytëzoni neve Diasporës jo vetëm xhepat apo kuletat, por edhe diturinë e përvojat tona. Zhvillimi demokratik, ekonomik e social i vjen popullit në Kosovë, vetëm atëherë kur shfrytëzohet i gjithë kapaciteti edhe i ekspertëve në vendlindje e edhe neve në Diasporë.
Së bashku edhe ia dalim ta bëjmë Kosovën vend më të mirë për te gjithë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë