Chatbot popullor i inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT tani ka më shumë se 180 milionë shfrytëzues, por argjendaria britanike, Harriet Kelsall thotë se nuk është për të.
Duke qenë jokomunikative, ajo pranon se Inteligjenca Artificiale mund ta ndihmojë rreth komunikimit me klientët përmes ueb-faqes së internetit. Por, në fund ajo thotë se thjesht nuk i beson atij.
Kelsall, e cila ndodhet në Cambridge, thotë se kur eksperimentoi me ChatGPT, vuri re shumë gabime. Ajo e testoi atë duke e pyetur për kurorën mbretërore që e kishte në kokë Mbreti Charles III gjatë kurorëzimit në muajin maj, raporton bbc.
“I kërkova ChatGPT-së të më tregonte disa informacione për kurorën, vetëm për të parë se çfarë do të thoshte”, thotë ajo. “Unë di shumë pak për gurët e çmuar në kurorat mbretërore dhe vura re se AI më ofroi shumë informacione të gabuara, gjegjësisht më informoi rreth një kurore tjetër”.
Kelsall shton se ajo është gjithashtu e shqetësuar për njerëzit që “i paraqesin ato që ChatGPTu u thotë, si mendim të tyre të pavarura dhe bëjnë plagjiaturë”.
Ndërsa ChatGPT është bërë jashtëzakonisht popullor që nga fillimi i tij një vit më parë, ngurrimi i Kelsallit për ta shfrytëzuar atë duket të jetë dukshëm më i zakonshëm tek gratë sesa tek burrat.
Ndërsa 54 për qind e meshkujve tani e përdorin AI në jetën e tyre profesionale ose personale, vetëm 35 për qind e grave e shfrytëzojnë, sipas një sondazhi në fillim të këtij viti.
Shtrohet pyetja se cilat janë arsyet për këtë hendek të dukshëm gjinor të AI dhe a duhet të jetë shqetësues?
Michelle Leivars, një trajnere biznesi me bazë në Londër, thotë se nuk e përdor AI sepse dëshiron të ruajë zërin dhe personalitetin e saj.
“Klientët kanë thënë se kanë rezervuar seanca me mua sepse teksti në faqen time të internetit nuk dukej si një kopje e përdorur dhe se po flisja drejtpërdrejt me ta. Njerëzit që më njohin kanë hyrë në faqen time të internetit dhe kanë thënë se më dëgjojnë duke folur dhe kanë mundur të kuptojnë menjëherë se isha unë”, pohoi ajo.
Ndërkohë, Hayley Bystram, gjithashtu afariste londineze, nuk është tunduar të kursejë kohë duke përdorur AI. Bystram është themeluesja e agjencisë së bërjes së mblesërive, Bowes-Lyon Partnership, dhe i takon klientët e saj ballë për ballë për t’i çiftuar ata me të tjerë me mendime të njëjta, pa asnjë algoritëm të përfshirë.
“Vendi ku ne mund të përdorim diçka të tillë si ChatGPT është në profilet e anëtarëve të krijuara me kujdes, të cilat mund të zgjasin deri në gjysmë dite për t’u krijuar”, thotë ajo. “Por, për mua procesi do të merrte shpirtin dhe personalizimin dhe ndjehet sikur po mashtron, kështu që ne vazhdojmë ta bëjmë atë në mënyrën e gjatë”, pohoi Bystram.
Për Alexandra Coward, stratege biznesi me qendër në Paisley, Skoci, përdorimi i AI për gjenerimin e përmbajtjes është thjesht “fotoshop i rëndë”.
Ajo gjithashtu është e shqetësuar për tendencën në rritje të njerëzve që përdorin AI për të krijuar imazhe “që i bëjnë ata të duken më të dobëta, më të reja dhe më të bukura”.
“Ne po shkojmë drejt një hapësire ku klientët jo vetëm që nuk do t’ju njohin personalisht, por as ju nuk do ta njihni vetveten”, deklaroi Coward.
Ndërsa të gjitha këto duken arsye të vlefshme për t’i dhënë AI një shtrirje të gjerë, eksperti i Inteligjencës Artificiale, Jodie Cook thotë se ka arsye më të thella dhe më të rrënjosura pse gratë nuk po e përqafojnë teknologjinë aq shumë sa burrat.
“Fushat burimore [shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika] tradicionalisht janë dominuar nga meshkujt”, thotë Cook, e cila është themeluesja e Coachvox.ai, aplikacion që lejon liderët e biznesit të krijojnë klone të AI për veten e tyre.
“Tendenca aktuale në adoptimin e mjeteve të AI duket se pasqyron këtë pabarazi, pasi aftësitë e kërkuara për AI janë të rrënjosura në disiplinat Stem (akronim për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën)”, pohoi ajo.
Në Britani të Madhe, vetëm 24 për qind e fuqisë punëtore në të gjithë sektorët Stem janë gra janë femra, dhe si pasojë “gratë mund të ndjehen më pak të sigurta në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale”, shton Cook. “Edhe pse shumë mjetet nuk kërkojnë njohuri teknike, nëse më shumë gra nuk e shohin veten si të kualifikuara teknikisht, ato mund të mos eksperimentojnë me to.”.
“Dhe AI gjithashtu ndihet ende si fantashkencë. Në media dhe kulturën popullore, fikcioni shkencor ka tendencë të arrijë më shpejt tek burrat”, deklaroi ajo.
Cook thotë se duke ecur përpara ajo dëshiron të shohë më shumë gra të përdorin AI dhe të punojnë në këtë sektor. “Ndërsa industria rritet, ne përfundimisht nuk duam të shohim një hendek në rritje midis gjinive”.
Megjithatë, psikologu Lee Chambers thotë se të menduarit dhe sjellja tipike femërore mund të pengojnë disa gra nga përqafimi i AI.
“Është hendeku i besimit – gratë priren të kenë një nivel të lartë njohurie në diçka përpara se të fillojnë ta përdorin atë”, thotë ai. “Ndërsa burrat kanë prirje të shkojnë drejt diçkaje pa pasur shumë njohuri”.
Chambers thotë gjithashtu se gratë mund të kenë frikë të mos vihet në dyshim aftësia e tyre, nëse përdorin mjete të AI.
“Gratë kanë më shumë gjasa të akuzohen se nuk janë kompetente, kështu që ato duhet të theksojnë më shumë kredencialet e tyre për të demonstruar ekspertizën e tyre të lëndës në një fushë të caktuar”, thotë ai. “Mund të ketë një ndjenjë që nëse njerëzit e dinë se ju, si grua, përdorni AI, kjo sugjeron që mund të mos jeni aq të kualifikuar sa jeni”.
“Gruaja është tashmë e diskredituar dhe idetë e saj merren nga burrat dhe i përvetësojnë ato, kështu që fakti që njerëzit e dinë se përdorni një inteligjencë artificiale mund të përfshihet në këtë narrativë se ju nuk keni mjaftueshëm kualifikime. Është thjesht një gjë tjetër që ul vlerën e aftësive tuaja, kompetencën tuaj, vlerën tuaj”.
Ose siç thotë Harriet Kelsall, “unë vlerësoj autenticitetin dhe kreativitetin njerëzor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve – çfarë nënkupton kjo?
Meta po ofron shuma të konsiderueshme parash për t’u bashkuar me Facebook dhe Instagram mes pasigurisë së TikTok
Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Po vjen videoloja e re e Doom
Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'
Meta po ofron shuma të konsiderueshme parash për t'u bashkuar me Facebook dhe Instagram mes pasigurisë së TikTok
'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova