LAJMI I FUNDIT:

Pse familja jote nuk e do partnerin tënd

Pse familja jote nuk e do partnerin tënd

Nëse je ndier shumë e lëkundur për t’i prezantuar partnerin tënd familjes, nuk je fare vetëm. Tani shkenca provon që je e justifikuar për atë ndjesi.

Në një studim të ri të publikuar në Evolutionary Behavioral Sciences, disa femrave iu kërkua të rendisnin vlerën e 133 cilësive dhe tipareve të karakterit që ato u jepnin përparësi kur mendonin për partnerin e tyre krahasuar me rastin kur mendonin për partnerin e motrave të tyre.

Ndërsa për vete, shumica vlerësonin besueshmërinë te ai dhe ndershmërinë, për partnerët e motrave kishin një standard tjetër.


Drejtuesi i studimit, Robert Biegler tha gjatë prezantimit të studimit në një deklaratë për shtyp që kur kërkonin partnerin ideal për motrat, vajzat synonin për djem “empatikë, të përgjegjshëm, të gjendshëm, të ndjeshëm dhe të sjellshëm”.

Normalisht ju do donit që motra juaj të ishte në duar të sigurta, por kur duhet të zgjidhnin partnerët e tyre, pjesëmarrëset në studim, thanë që ishte më e rëndësishme të dilnin me dikë “sharmant, me humor dhe të mirë në shtrat”.

Eeh, e kuptuam, vajza. E njëjta tendencë duket se ndikon edhe idetë e prindërve për djemtë me të cilët duhet të dalin vajzat e tyre.

Autorët e studimit teorizojnë që ky standard i dyfishtë ekziston sepse, në mënyrë të pandërgjegjshme ose dhe të ndërgjegjshme, familjet nuk duan që të kujdesen për ne pasi të jemi lënduar.

Siç edhe Biegler shpjegon në deklaratën për shtyp, “partneri ideal për motrën ose vajzën nuk duhet të shterojë burimet dhe të ulë shanset që gjenet të përcillen”.

Mund të tingëllojë e ftohtë, por ky studim në të vërtetë provon atë që e dinim që ishte e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Flokë dhe stil
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Kalo në kategori