Pse bizneset duhet të kalojnë nga marketingu tradicional në atë digjital? (Video)

Mediat sociale janë integruar me shpejtësi në jetën tonë të përditshme, personale dhe profesionale, por gjithashtu kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në botën e marketingut, konsumatorëve dhe markave.
Në vitin 2017 marketingu digjital ka dominuar dukshëm marketingun tradicional, mirëpo edhe bota e mediave sociale është dinamike dhe me ndryshim të vazhdueshëm. Gjithsesi investimi në një shërbim marketingu në mediat sociale në ditët e sotme konsiderohet si rruga e përkryer e cila lidh bizneset me konsumatorët.
Të rriturit e moshave 18-34 kanë më shumë se 95% gjasa të ndjekin një markë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe 71% e konsumatorëve që kanë pasur një përvojë të mirë në media sociale të një marke ka gjasa ta rekomandojnë atë te të tjerët.
Prandaj sugjerohet për bizneset që të përdorin marketingun digjital si një mjet efikas për të rritur imazhin e markës, për të fituar klientë të rinj dhe për të rritur besnikërinë e konsumatorëve.
Fatmirësisht në Kosovë bizneset kanë filluar të vetëdijësohen për rëndësinë e marketingut digjital. Një kompani e njohur që ofron shërbime të specializuara për krijimin dhe zhvillimin e prezencës së bizneseve në internet është Hallakate.com
Hallakate është themeluar në vitin 2011 dhe sot është ndër të vetmet “pure play” Social Media Agency në Kosovë që ofron shërbime të tilla si krijimi i prezencës online për biznese/organizata dhe individë, auditim të prezencës në media sociale, konsulencë strategjike, menaxhim te kampanjave online, krijim të përmbajtjes, raporte analitike dhe trajnime grupore.
/Telegrafi/










































