Xhamitë mbyllen, disa imamë përjashtohen nga vendi: Austria zbaton ligjin për islamin dhe ndeshet me kritika. Një jurist sheh një shkelje të mundshme të konventës për të drejtat e njeriut.
Shihet si një hap kundër islamit politik: Austria mbyll 7 xhami dhe dëbon nga vendi një sërë imamësh turq.
“Shoqëri paralele, islam politik dhe tendenca radikalizimi nuk kanë vend në Austri”, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz me disa ministra para gazetarëve.
Bazën për këtë hap e krijon një ligj për islamin në Austri, që në formën e tij të parë ekziston nga viti 1912 në Austri, e me këtë është më i vjetri në Europë.
“Modeli austriak është një rast historik i veçantë”, thotë juristi dhe studiuesi i islamit, Matthias Rohe për Deutsche Wellen.
“Austriakët kanë pasur që para 100 vjetësh një komunitet mysliman relativisht homogjen, asokohe në Bosnje-Hercegovinë. Nga viti 1887 Vjena e administronte këtë rajon, e që atëherë perandori Franz Joseph I deklaronte se “të gjithë bijtë e këtij vendi gëzojnë të njëjtën të drejtë para ligjit, që të gjithë mbrohen në jetën e tyre, besimin e tyre, në pasurinë e tyre”.
Të gjitha kishat e njohura dhe komunitetet fetare duhet të ishin të barabarta në monarkinë e Danubit.
Islam “me vulë austriake”
Në vitin 2014, ministri i atëhershëm i Brendshëm Sebastian Kurz ofroi një ligj të ri për islamin. Një vit më vonë ai hyri në fuqi. Rregulloret e reja parashohin një islam “me vulë austriake”, dhe synojnë të pengojnë radikalizimin e të rinjve myslimanë.
Ndër të tjera ky ligj përcakton që shoqatat e xhamive nuk duhet të financohen nga jashtë. Mesazhi i këtij ligji është i qartë, siç u shpreh Sebastian Kurz atëherë: “Se nuk ka asnjë kundërshti mes të qenit mysliman besimtar dhe një austriak krenar”. Dhe tjetra: Ligjet austriake kanë prioritet para të drejtës fetare.
Tani pas një verifikimi duhet të mbyllen xhamitë e afërta me “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB).
Nga mbyllja preket edhe një xhami e “Ujqve Gri” të ekstremit të djathtë në Vjenë që ra në sy me disa publikime në internet me inskenime luftërash, ku protagonistë ishin fëmijët.
ATIB dyshohet se mbështet nacionalizmin turk.
Po sipas planeve të qeverisë, 60 imamë duhet të largohen nga vendi, një shifër e lartë po të shohësh se në të gjithë Austrinë ka rreth 260 imamë. Akuza kryesore është marrja e fondeve nga jashtë.
“Skepticizëm i madh ndaj islamit”
Për juristin Matthias Rohe nga Universiteti i Erlangenit, një nga ekspertët më të njohur për pozicionin ligjor të islamit në Gjermani e Europë zhvillimet e fundit në Austri duhen parë me rezerva.
Austria nga viti 2015 “ka një ligj të ekzagjeruar, me gjasë ai shkel edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.
Sipas Rohes, pas ligjit fshihet një “drejtim politik që bazohet në skepticizmin e madh ndaj islamit”.
Rohe nuk beson se kjo do të ndodhë në Gjermani. Zhvillimet në Austri nuk mund të krahasohen me situatën ligjore në Gjermani. Sepse e drejta gjermane e merr fillesën nga qëndrimi personal i individit që ndjek besimin dhe që në këtë kontekst mund të lidhet me bashkësi të caktuara fetare. Vetëm për njohjen shtetërore si fe dhe çështjet e financimit apo kujdesin fetar në ushtri apo burgje ka kritere të përcaktuara. Një njohje si komunitet fetar ka vështirësi.
“Shteti mund të jetë shoqërues miqësor”
Rohe kujton grupin mysliman “Ahmadiyya Muslim Jamaad”, të njohur si komunitet fetar.
Pra është e mundur njohja si komunitet fetar, thotë Rohe.
“Shteti mund të jetë shoqërues miqësor, por duhet po ashtu t’i dalë ballë ekstremizmit”.
Për Rohen Gjermania e ndjek shumë mirë këtë drejtim. Por edhe në Gjermani mund të mbyllen xhamitë, nëse shkelen ligjet ose punohet kundër kushtetutës gjermane.
Turqia reagoi
Vendimet e Austrisë u kritikuan në Turqi si armiqësore ndaj islamit dhe raciste.
Politologu austriak, Thomas Schmidinger mendon se veprimet e qeverisë në këtë kohë mund të kenë ndikim tek vota që do të japin turqit që jetojnë jashtë dhe se ato shkojnë në favor të presidentit turk, Erdogan.
Sipas Schmidinger më mirë se ndalimi do të ishin masat e edukimit kundër ekstremizmit fetar. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Kryeministri britanik nuk mbështet idenë e Trumpit për zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Protestuesit goditën me vezë policinë në Serbi

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame