Sapo ka filluar java vendimtare e një lufte që po vazhdon prej shumë kohësh tashmë, e cila është duke nervozuar pa masë investitorët në mbarë botën.
Që nga pranvera e vitit 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë filluar të përplasen duke i aplikuar tarifa të vazhdueshme njëra tjetrës. Më 15 dhjetor, parashikohet një afat kyç – në mungesë të një marrëveshjeje midis dy palëve, do të vendosen tarifa të reja. Shtetet e Bashkuara do të aplikojnë 15 për qind në 150 deri 160 miliardë dollarë mallra të tjera të importuara nga Kina. Ndërsa Pekini mund të përgjigjet duke aplikuar një normë prej 7.5 për qind në një total mallrash të importuara nga SHBA për 50 miliardë dollarë.
Rëndësia është vendimtare, për dy arsye. Investitorët i kanë orientuar bursat botërore prej javësh drejt rrugës së një marrëveshjeje të mundshme, e cila nëse nuk ndodh do të shkaktonte një “lëmsh” të madh këtë fund vit dhe me shtimin e këtyre tarifave të reja lufta sigurisht arrin në një pikë kthese dhe zhvillimi tjetër. Sepse në këtë pikë totali i import-eksportit midis dy vendeve, mbi të cilat do të aplikoheshin tarifat e reja, do të shteronte, përcjell Scan.
“Nëse SHBA shton detyrime për 160 miliardë dollarë mallrash të tjerë kinezë, ata do të përfundonin kështu malin e mallrave të importuara nga Kina, mbi të cilat të aplikojnë tarifat, sipas të dhënave më të fundit të bilancit tregtar”, shpjegon Antonio Cesarano, shefi strategjik botëror i Intermonte SIM.
E njëjta gjë vlen edhe për Kinën, e cila ka ende 50 miliardë mallra amerikane për të “sulmuar” për momentin dhe karta e fundit do të luhej në 15 dhjetor. Pas kësaj lufta mund të kalojë në normat e taksave, por jo më në llojet e mallrave.
Një aspekt tjetër i luftës tregtare ka të bëjë me peshën politike të Kinës në operacionet e fuzioneve dhe blerjeve ndërkombëtare. Administrata shtetërore për rregullimin e tregut, është organi kinez që autorizon operimet midis dy kompanive. Çështja është se Kina ka fuqinë të japi veton edhe për kompanitë e huaja nëse ato kanë një pjesë të rëndësishme të qarkullimit dhe biznesit në Kinë.
Kur flasim për luftën tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës, është e rëndësishme të theksohen dy aspekte të dallueshme të çështjes, shpjegon Roberto Bottoli, kreu i strategjive të arbitrazhit të bashkimit të Gam.
Shumë transaksione M&A midis kompanive amerikane dhe evropiane kërkojnë autorizimin e autoritetit kinez antitrust. Mjafton të themi se tani ka 141 miliardë bashkime midis kompanive “perëndimore” të njoftuara në 12 muajt e fundit, të cilat presin miratimin e autoritetit kinez antitrust. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë