LAJMI I FUNDIT:

PSD: Takimi i fshehtë në Berlin, papërgjegjësi dhe joseriozitet

PSD: Takimi i fshehtë në Berlin, papërgjegjësi dhe joseriozitet

Partia Socialdemokrate, ka reaguar pas takimit të djeshëm të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin.

PSD në reagimin e bërë ka thënë se, takimi i mbajtur në Berlin në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriq, si vazhdim i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ashtu i fshehtë dhe pa kurrfarë paralajmërimi e konsultimi është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet politike në Kosovë e në dialogun me Serbinë.

Haradinaj për shtyrjen e Samitit të Parisit: Serbia nuk është e gatshme të flas për njohje reciproke
Lexo po ashtu Haradinaj për shtyrjen e Samitit të Parisit: Serbia nuk është e gatshme të flas për njohje reciproke

“Përmes Rezolutës për Dialogun që themelon Delegacionin shtetëror dhe Ligjit për Delegacionin që ia sanksionon këtij të fundit të kompetencat dhe përgjegjësitë, deputetët e Kuvendit të Republikës janë përcaktuar për tjetër format të dialogut vendimmarrja për të cilin i takon Kuvendit. Ky mekanizëm për herë të parë ka sjellur në Kosovë vendimmarrje demokratike, transparente, e legjitime për sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, si dhe ka krijuar mekanizëm për koncensus politik e shoqëror. Takimet e tilla të fshehta bien ndesh me të gjitha parimet fundamentale që përfaqëson Delegacioni: pra është takim jotransparent, larg syve të deputetëve e publikut, pa kurrfarë legjitimiteti


Kuvendi po ashtu ka miratuar Platformën shtetërore për Dialogun e cila ravijëzon qartë parimet udhërrëfyese të Kosovës në dialog. Aty në mënyrë të qartë dhe eksplicite është saktësuar se nuk ka dialog teknik e politike, e aq më pak vazhdimësi e atij lloj dialogu që e kemi pasur deri tash. Kështu që ky takim, dhe temat eventuale që qenkan diskutuar në të, janë në kundërshtim të plotë me parimet udhërrëfyese të Platformës.

PSD ka pasur qëllim që dialogu me Serbinë për herë të parë të merr një dimension të racionalitetit politik e legjitimitetit demokratik dhe të bazohet në dokumente e takime transparente. Prandaj edhe kemi propozuar që Kuvendi duhet ta drejtojë atë. Prandaj edhe i kemi marrë seriozisht Rezolutën, Ligjin e Platformën. Sepse mendojmë se kjo është rruga e vetme se si mbrohet interesi i Kosovës, dhe se si mundësohet përbashkimi mes forcash politike e organizatash shoqërore për një çështje kaq të rëndësishme. E qartë: me talljen e joseriozitetin e të tjerëve, me protagonizmin e papërgjegjësinë e krerëve institucional, nuk kemi arritur gjë e e kemi pësuar shumë. Nuk ka kurrfarë kuptimi që të vazhdojmë njëjtë”, thuhet në reagimin e Partisë Socialdemokrate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori