Site icon Telegrafi

PSD me aksion simbolik “vendos një plumb para Qeverisë”: Në forume po i tregojnë botës çka është paqja, e gratë në Kosovë po përballen me plumba

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, në ditën kur një grua u vra në Pejë, ndërsa dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, Donjeta Demolli gjatë aksionit simbolik tha se përderisa qeveritarët e presidenca defilojnë nëpër samite paqeje e kompozojnë këngë, një jetë paralele në të cilën gratë përballen me plumba po vazhdon.

Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë
“Performancat e simbolikat e qeverisë e presidencës nuk ua kanë ndërru jetën grave për asnjë njësi. Gratë janë vra në vitet e 60’ta, gratë po vriten sot.
Kjo qeveri edhe ky pushtet don me na mbajtë veç si viktima, sepse duke na veshur këtë rol na e kërkon dëgjueshmërinë, për të qenë patronizuese ndaj nesh. Ne e refuzojmë këtë rol dhe luftojmë për barazi”, tha ajo.

Sipas saj, shteti e ka obligim, shteti e ka përgjegjësi ekskluzive mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e dhunës.

“Në shenjë simbolike ne e kemi sjellë një plumb se plumbi e shënon çastin e fundit në jetën e grave të vrara. Ato nuk mund të flasin më, e ne kemi me vazhdu me folë e me luftu”, u shpreh Demolli. /Telegrafi/

 

Exit mobile version